
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të familjeve që preken nga projekti TID në Bashkinë e Durrësit, takim që u shoqërua me tensione dhe përplasje me disa protestues.
Në reagimin e tij në "Facebook", Murrizi përdor tone ironike dhe kritike ndaj kreut të qeverisë, duke shkruar: “Kur je në faj, rri si ai në shi”.
Ai kundërshton deklaratat e Ramës se është “me popullin”, duke theksuar se kryeministri ishte i rrethuar nga forca të Gardës.
“Jam me popullin thotë, ndërsa ju jeni Partia Demokratike. E para je mes një tufë gardistësh dhe jo me popullin, që ndjehen në siklet se ke kokërr hajduti po ruajnë dhe jo pak prej tyre ju bëhet zemra mal kur dëgjojnë se çfarë të thonë se ashtu je”, shkruan Murrizi.
Ai ngre gjithashtu pikëpyetje mbi etiketimin politik të protestuesve, duke shtuar se nëse qytetarët që identifikohen apo votojnë për Partinë Demokratike nuk konsiderohen “popull” nga kreu i qeverisë, kjo tregon një ndarje të qëllimshme mes “popullit” dhe kundërshtarëve politikë.
Murrizi e krahason këtë qëndrim me praktikat e së kaluarës komuniste, ku kundërshtarët politikë stigmatizoheshin si “armiq” apo “kulakë”.
“Edhe këta qytetarë të Partisë Demokratike nëse janë të PD nuk i konsideron popull zotrote? Apo i konsideron të deklasuar dhe kulakë të persekutuar apo armiq të partisë në pushtet njëlloj siç i konsideronin të parët tuaj bastardë kundërshtarët e regjimit!”, thekson Murrizi.
Takimi i Ramës në Durrës u zhvillua në kuadër të diskutimeve për projektin TID, i cili prek një numër familjesh në zonë. Gjatë protestës pati kundërshtime nga disa qytetarë, çka solli tensione dhe reagime politike.
Kete thuaja Saliut e Mulit qe adaptojne vetem fjalor antagonist dhe orjentojne turrmat drejt flakes e perplasjes.