TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2026, 15:41

“Është mesi i Tiranës!”, Braçe denoncon rrjedhjen e ujit nga depozitat: UKT të ndërhyjë!

Shkruar nga Pamfleti

“Është mesi i Tiranës!”, Braçe denoncon

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar publikisht një rast të shpërdorimit të ujit në qendër të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ngritur shqetësimin për derdhje të vazhdueshme uji nga tarracat e një pallati në zonën nga Libri Universitar deri tek Sheshi Willson.

Sipas Braçes, uji rrjedh pa ndërprerje prej muajsh, si gjatë ditës ashtu edhe natës. Ai e cilëson situatën të papranueshme, veçanërisht në një kohë kur qytetarëve u kërkohet të kursejnë ujin dhe kur po kryhen ndërhyrje në rrjet për të reduktuar humbjet dhe përmirësuar furnizimin.

Deputeti i bën thirrje Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) dhe strukturave përgjegjëse që të verifikojnë menjëherë rastin dhe të ndërhyjnë për ndërprerjen e menjëhershme të derdhjes së ujit,
verifikimin e konsumit dhe faturimit real për subjektin në fjalë dge marrjen e masave për të parandaluar abuzime të ngjashme në të ardhmen.

“Është mesi i Tiranës dhe kjo nuk është sjellje qytetare”, shprehet Braçe, duke e cilësuar situatën si abuzive dhe të pajustifikueshme.

Deri në publikimin e këtij reagimi, nuk ka një qëndrim zyrtar nga UKT lidhur me pretendimet e ngritura nga deputeti.

2 Komente

  1. T
    Tirana

    Ka shume te drejte!

    1. A
      Alban

      Duhet të sillni ujë 24 orë në kryeqytet.

      Lini një Përgjigje