TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2026, 10:31

Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Trump më ka ftuar për të vizituar Washingtonin

Shkruar nga Pamfleti
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Trump më ka ftuar për të
Edi Rama

Në podcastin e tij “Flasim”, si çdo të dielë, kryeministri Edi Rama foli për momentet më kyçe të javës.

Rama gjithashtu ka zbuluar se ka marrë ftesë nga Presidenti Donald Trump për të vizituar Uashingtonin.

Ai tha se e ka pranuar ftesën dhe këtë javë do të jetë në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.

“Shënimi i fundit është i lidhur me jetën ndërkombëtare, nëse mund ta quaj kështu. Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s'më kanë ftuar,se,se,se…

Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama.

 

themelimi i bordit të paqe rama ftesa nga trump

1 Komente

  1. v
    vk

    Wow, lajm i papare! Go outside now and jerk-off!

    Lini një Përgjigje