TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2026, 10:00

Protestat me molotov para Kryeministrisë, revoltohet Rama: Plaku i PD po na prish imazhin në Europë

Shkruar nga Pamfleti
Protestat me molotov para Kryeministrisë, revoltohet Rama: Plaku i PD po na
Kryeministri Edi Rama

Sipas tij, Berisha synon të prodhojnë pamje që dëmtojnë imazhin e vendit në mediat ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama reagoi për protestën e fundit të opozitës para Kryeministrisë, teksa deklaroi se Partia Demokratike është e vetmja forcë parlamentare në Europë që, sipas tij, e ka ushtrimin e dhunës pjesë të aktivitetit të saj politik.

Në podkastin “Flasim”, Rama tha se protestat e organizuara nga PD përfshijnë persona të paguar që kryejnë akte dhune. Ai i cilësoi ata si individë të rekrutuar për të hedhur mjete ndezëse dhe për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.

Rama krahasoi situatën me protesta të dhunshme që ndodhin në vende të tjera europiane, ku sipas tij veprojnë grupe anarkiste apo ekstremiste, por shtoi se në rastin e Shqipërisë bëhet fjalë për një parti parlamentare që e ka shoqëruar aktivitetin e saj me akte të tilla që nga themelimi.

Ai deklaroi se gjatë përshkallëzimit të fundit janë përdorur edhe mjete artizanale shpërthyese, duke shkaktuar lëndime te punonjësit e policisë. Sipas tij, Berisha synon të prodhojnë pamje që dëmtojnë imazhin e vendit në mediat ndërkombëtare.

Në vijim, Rama e përshkroi Partinë Demokratike si një forcë politike pa mision të qartë, që funksionon vetëm për të prodhuar përplasje. Ai e konsideroi situatën si shenjë të një dobësimi të mëtejshëm të opozitës.

“Kisha shumë kohë, s’mbahet mend pa komentuar ndonjë protestë të opozitës deri kur dy javë më parë pas një përshkallëzimi të dhunshëm bëra një koment për të thënë diçka sa të thjesht, aq dhe të vërtete. Sepse është e vërtetë, në Europë ka protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë  të djathtë a të majtë, studentë, antiglobalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj neofashistë që dalin në rrugë për arsyet e tyre. Maskohen, armatosen me molotovë, thyejnë, djegin, plagosin punonjës policie, shkatërrojnë prona. Por qysh nga koha e partive famëkëqija e 100 viteve më parë, atyre në Gjermani dhe në Itali, të cilat i paraprinë pastaj epokës së zymtë sa s’thuhet të fashizmit dhe të nazizmit, ka vetëm një parti parlamentare në Europë që të ketë në programin e aktivitetit të saj pjesë të pandarë të ekzistencës së vet që nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve deri dhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror. Kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve që veshin maska, fshehin fytyrën pas tabelave dhe presin sinjalin për të mbaruar punën për të cilën janë paguar duke hedhur molotov pa u identifikuar nga kamerat sipas planit. 

Dhe mercenarët u shfaqën përsëri në krye të kësaj jave dhe bënë dhe më shumë dëm duke kaluar tanimë në hedhjen e bombave të mirëfillta artizanale të përgatitura nga udhëheqja e të ashtuquajturës dhe ndjesëpastës Partisë Demokratike dhe duke plagosur ende më shumë punonjës të policisë deri në shkaktimin e plagëve nga djegia. 

Është e qartë që këto farë protestash me atë pisllëkun që krijojnë në bulevard, ja shikojini dhe mendojini kështu si po ju them, janë një jashtëderdhje në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon dhe pastaj fërkon duart kur pamjet e jashtëderdhjeve të tij dalin nëpër mediat e huaja duke lënduar imazhin e Shqipërisë dhe duke krijuar idenë se ç’po ndodh në Shqipëri. 

Në fakt ajo që po ndodh në raport me sa po themi është një degjenerim i pandalshëm dhe shpërthimi i një dëshpërimi të pa ngushëllueshëm, rezultati rrudhja e mëtejshme e një partie t’i thuash, e një force, se di çfarë force ka më, e një arabeje politike që s’ka asnjë mision, por ka vetëm një funksion, të shkarkojë rropullitë e plakut. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Vaj medet pikë e zezë”, tha Rama.

Ditën e martë, më 10 Shkurt Partia Demokratike mbajti protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë.

Incidentet në këtë protestë nuk munguan, ndërsa mësohet se janë arrestuar 21 persona nga policia.

14 nga të arrestuarit janë: Kreshnik Çeço, Klodian Bajrami, Leonid Tusha, Klejdi Subashi, Suzana Dimushi, Ramazan Nuhu, Florian Nuhu, Daniel Zeka, Andrea Kulla, Fabiol Ahmeti, Geraldo Demiraj, Danjel Kulla, Artur Kadria dhe Arbri Ujkaj.

Identiteti i 7 protestuesve të mitur nuk është bërë i ditur nga policia. Këta persona akuzohen për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Gjithashtu, policia thotë se u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për sekretarin organizativ të PD-së Ervin Minarolli, për veprat penale  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

Ndërkohë në hetim janë vënë 5 anëtarë të PD, sekretari organizativ Ervin Minarolli dhe 4 deputetë: Belind Këlliçi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Luçiano Boçi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me lëndë të dyshuar djegëse benzinë, që janë gjetur nga shërbimet e Policisë, afër Kuvendit”, thote policia.

Shumë qytetarë hodhën molotvë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë, ku si pasojë u plagosën 19 efektivë të policisë.

Efektivët përdorën ujë për të shpërndarë protestuesit të cilët vazhduan të hidhnin sende në drejtim të forcave të rendit. Pas disa minutash përplasje dhe hedhjes së flakadanëve, situata gradualisht u qetësua. Protestuesit u shpërndanë në bulevard, ndërsa policia vijoi patrullimet dhe hetimet për ngjarjet.

protestat me molotov revoltohet rama plaku i pd imazhin në europë

8 Komente

  1. A
    Artur Mamsdhaj Ekspert auditimit antikorrupsion gl

    Korrupsioni kryeministri I'm Korrupsioni jo plague plague ka vdekur Korrupsioni rritet

    1. Z
      Zamira

      Plaku ?! ????

      1. T
        Tng

        Si ske turp,anarkiste i quan ata qe protestojne per vjedhjet qe ben Qeveria jote me ne krye ty?

        1. L
          Lili????????

          Ke surrat Ti, faqezi të flasësh për protestat e opozitës?!E harrove 21 Janarin,kur na nxorre në demonstratë dhe demonstruesit kishin:hunj,drunj,molotovë pa fund,mjete zjarri tek makina që me shenjën tënde u përplas tek dera e kryeministrisë.Na le në mes të rrugës o kriminel dhe mbi gjakun e katër njerëzve të vrarë pabesisht nga Ty ..sot je në pushtet.Pse s'të ka thërritur SPAK për 21 Janarin?!... Maskara ???? Turp të kesh ???? po të ishte gjallë Bertolt Breht do të thoshte:"Kush do ta zhdukë këtë Kolerë!?"...Ai e kishte fjalën për Hitlerin por edhe T'i,me Gogolin e Urisë me të cilin kërcënon popullin shqiptar ke bërë dhe bën:Krim Kundër Njerëzimit sipas OKB-SË ????????

          1. T
            Tony

            Pse nuk i the më pare keto barcaleta apo i degjove ne kafen e madhe ne Shkoder 2 dite më pare.

          2. y
            yyy

            Shko mer hajdut i pa fe.

            1. r
              rubio

              kujto 21 janari ordiner nese nuk te pelqen jep doreheqje e hape rrugen per njerez te ndershem o plackites

              1. n
                nori

                halli me i madh i ketij kombi. U zhdukt fara jote moster e psikopat, nga faqja dheut. Nje qelbesire qr sa hao gojen vjen era m.t

                Lini një Përgjigje