TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2026, 09:09

PD zgjedh sot kryetarin e degës në Lezhë, tre kandidatë në garë

Shkruar nga Pamfleti
PD zgjedh sot kryetarin e degës në Lezhë, tre kandidatë
PD zgjedh sot kryetarin e degës në Lezhë

Partia Demokratike në Lezhë zhvillon sot procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës.

Anëtarët me të drejtë vote marrin pjesë në votim për të përcaktuar drejtuesin që do të marrë përgjegjësinë e organizimit të strukturës në nivel lokal.

Në këtë garë konkurrojnë Donika Ndoj, Paulin Marku dhe Salvator Kaçaj.

Të tre kanë kërkuar mbështetjen e anëtarësisë pas një fushate të brendshme disa ditore, gjatë së cilës kanë zhvilluar takime me strukturat drejtuese dhe me bazën e partisë në Lezhë.

Kandidatët kanë paraqitur programe që fokusohen te riorganizimi i degës, funksionimi i strukturave dhe rritja e pjesëmarrjes aktive të anëtarëve në jetën e partisë. Ata kanë përfshirë në platformat e tyre edhe zgjerimin e partisë përmes afrimit të prurjeve të reja, si dhe përgatitjen e strukturave për proceset e ardhshme zgjedhore.

Gjatë prezantimeve para anëtarëve, secili kandidat ka theksuar nevojën për një koordinim më të fortë mes strukturave dhe për një prani më të shpeshtë në terren. Në programet e shpallura zënë vend edhe angazhimi për transparencë në vendimmarrje dhe bashkëpunim mes forumeve drejtuese të degës.

Procesi i votimit zhvillohet gjatë gjithë ditës në Lezhë. Pas mbylljes së votimit, komisioni përgjegjës do të nisë numërimin e fletëve dhe më pas do të bëjë publik rezultatin që do të përcaktojë kryetarin e ri të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet.

tre kandidatë në garë pd zgjedh sot kryetarin e degës në lezhë

Lini një Përgjigje