Besnikët në burg, në arrati ose të harruar, historia e spastrimit 13-vjeçar të Ramës
Në vitin 2023 kur erdhi në pushtet, Edi Rama mblodhi pas vetes shumë figura të rëndësishme të Partisë Socialiste, por jo vetëm. Sot pas 13 vitesh në krye të qeverisë, ai rrethohet nga Zegjinetë dhe Sarat, pasi të gjithë besnikët i ka larguar.
Dje e braktisi edhe Engjëll Agaçi, i cili ka bërë gjithë të zezat e kryeministrit. Po ashtu edhe Vali Bizhga iku nga shefe kabineti dhe të dy Rama i zëvendësoi me figura shumë pak të njohura.
Agaçi dhe Bizhga janë të fundit e një liste të gjatë personazhesh, të cilët Rama i ka afruar kur ka pasur nevojë dhe më pas i ka larguar.
Në vitin 2013 Rama largoi Arben Malajn, një nga figurat më të vyera të PS-së dhe me kontribut të shquar në politikë e financë. Malaj më vonë u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, por hakmarrja e Ramës ishte aq e keqe, sa ndërhyri dhe e shkarkoi.
Por spastrimi më i thellë ndodhi në vitin 2017, pasi Rama largoi gjithë kritikët, duke filluar nga Ben Blushi, Arta Dade, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Koço Kokëdhima, Mimoza Hafizi etj.
Ndërsa në vitin 2021 Rama largoi Ditmir Bushatin, Gramoz Ruçin, Musa Ulqinin, Anastas Angjelin, Spartak Brahon etj.
Ndërsa në vitin 2023, largoi Pandeli Majkon dhe Mimi Kodhelin, dy figura me karrierë të gjatë në PS.
Figurat më lart janë me kontribut të lartë në PS. Por ka shumë të tjerë që ishin të afërt me Edi Ramën dhe sot janë ose në burg, ose në arrati, ose të harruar diku.
Saimir Tahiri ka qenë një nga njerëzit më të vlerësuar të Ramës. Por ai ishte kurbani i parë i tij në qeveri. Po ashtu Rama sulmoi dhe madje burgosi Shpëtim Gjikën e Vlorës, me të cilin ka pasur raporte “vëllazërore”. Kjo përplasje vijoi më pas me Dritan Lelin, ku pati pafund përplasje dhe tensione. Rama tentoi ta godiste përmes drejtësisë, por nuk e kapi dot në shkelje.
Arben Ahmetaj është një tjetër figurë e rëndësishme. Ahmetaj ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Ramës, por kur erdhi puna, kryeministri e largoi dhe tentoi ta hidhte në gojën e drejtësisë së re. Ndryshe nga të tjerët, Ahmetaj e kuptoi skemën dhe u largua. Erion Veliaj është shembulli i radhës. Edhe me të Rama ka pasur raporte shumë të mira, por në fund e bëri “peshqesh” te SPAK-u. Emri tjetër është Belinda Balluku, ku sinjalet janë se Rama po ndjek të njëjtën skemë, por do të duhet të presim.
Pa folur pastaj për Lefter Kokën, Safet Gjicin dhe një numër të madh krerësh bashkish apo zyrtarësh që kanë përfunduar nën hetim apo në burg. Pra sot Edi Ramës i kanë mbetur vetëm Zegjineja dhe Sara Mila, pasi edhe Erion Braçe i ka dalë kundër.
Ndërkohë ka pas vetes edhe disa që i thurin vetëm lavde, të cilët nuk i bëri deputetë, por i ka shpërblyer me poste të tjera, dikë drejtor e dikë ambasador. Ndërsa me disa të tjerë afrohet kur ka interesa, si rasti i Kokëdhimës. /Pamfleti
Te gjithe te larguarit jane multimilionere. Atehere ku eshte halli?? Arta Dade eshte sa gjyshja ime, ta kemi akoma neper kembe. Tek ne nuk iken njeri, vec ose kur te perzene ose me revolucion. Ne grope si Enveri nuk coi njeri.
Po qe se je kryeminister dhe vjeth vet vendin tend kelyshat qe jane mbrapa jane me sy me vesh me fryme shikojne ca ben shefi i madh dhe ata vjedhin ne Grup bashke me shefin.mjere populli qe se ben si bota per nje ngritje karburanti te ben gjemen. mjere shqiperia me kta ministra hajdute gjyqatare drejtora drejtorish ne cdo fushe vjedhin shqiperia ngeli mish per top nga pakenaqesite populli shtegtoi dhe kane ngelur vetem pensionistet vaj me det me Belinen e Edit hajde bej prokopi .shqiperia sbehet. si ne kohen e Enverit me keta qeveritar 50 vjet ngul shkul Beqir Balluku Koleka Hysni Kapo Lenka Cuko etj dhe tani ka30 vjet PS po te njejtit njerez zune myk dhe vodhen Shqiperine prandaj shqiperia sbehet me hajdute . Ok klm
Garderoba e Bashkisë Tiranë. Ca të bler te tregu i Gabit. Ca të dhuruara nga paraardhësi: na meri se nuk më vijnë pas trupit. Nuk ka larguar askënd Rama. Edi Rama është polici i keq. Të gjithë të ikurit me përjashtime të rralla, janë pjesë e establishmentit të korruptuar dhe të degjeneruar. Kush nga këta ka bër betejë publike dhe konsistente ? Me përjashtime të rralla. A nuk i kanë fëmijët, nipërit , mbesat dhe farë e fisninë në ball të aksioneve ku bëhet yxhym për përfitime të jashtë ligjëshme? Kur të bjer Edi Rama, disa nga këta, do ndajnë qelinë me të. Ajo që rëndom përcillet nga një tavolinë te tjetra dhe nga një ambient te tjetri është: hetim pasuror dhe konfiskim pasurije, për pasuri të vëna gjatë ushtrimit të detyrës, në rrugë të paligjshme. Nga kongresi i 10 i PPSH te Rilindja e saj me Palloshin në krye, kjo është rruga e trashëgimisë politike e cila e mbyll kapitullin e saj me turp.
Tani qe mori Dash Sulen se tund as topi.
Fatkeqësi për Ne shqiptarët që përjetuam një diktaturë të përzgjatur 35 vjeçare , me këto fytyra të ndyra të diktaturës.