Nga mbrojtja publike e UÇK-së te sulmi ndaj shteteve që financojnë Tribunalin Special, kryeministri shqiptar përplaset me sponsorin kryesor të drejtësisë në Kosovë dhe me mbështetësin më të fortë të SPAK..
Sulmi i Edi Ramës ndaj shteteve që financojnë Gjykatën Speciale për krimet e luftës shënon një përshkallëzim të ri në raportet me Berlinin. Në një moment kur Gjermania mbështet fort SPAK dhe mban rol qendror në arkitekturën institucionale të Kosovës dhe Bosnjës, deklaratat e Ramës lexohen si një përplasje e drejtpërdrejtë politike. Mungesa e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe afrimi i dukshëm me administratën Trump shtojnë dyshimet për një zhvendosje strategjike, që mund të ketë kosto të rënda diplomatike për Tiranën.
Edi Rama e ka përdorur diskursin publik në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së që nga fillimi i arrestimit të tyre.
Me objektiva të qarta: riqepjen e imazhit publik pas dështimit të “Ballkanit të Hapur” dhe goditjen politike të Albin Kurtit për të mos fituar mandatin e tretë.
Rezultati ishte një katastrofë politike për Edi Ramën. Albin Kurti fitoi sërish, madje më bindshëm se në vitin 2021, ndërkohë që për Thaçin dhe të tjerët Prokuroria e Gjykatës Speciale kërkoi 45 vite burg.
Kjo situatë e ka nxjerrë Ramën nga balancat e zakonshme. Në podkastin e fundit ai sulmoi hapur Berlinin zyrtar.
Duke komentuar pretencën ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Rama nuk u ndal te prokurorët, por shkoi drejt sponsorëve të Tribunalit Special.
“Ajo farë prokurorie dështoi të sillte qoftë edhe një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore pas gati gjashtë vitesh hetime, të mbështetur nga një zinxhir shtetesh demokratike që duhet të ndihen të turpëruara nga një maskaradë e tillë. Ky nuk është një turp për ca prokurorë, por për shtetet që e mbështesin dhe e financojnë atë gjykatë”, tha Rama.
E thënë më qartë, kryeministri shqiptar i vendosi njollën e turpit shteteve që financojnë Tribunalin.
Por kush i njeh zhvillimet, e di mirë, aq më tepër Edi Rama, i cili ka akses në informacion të detajuar, se administrata ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë, ajo në Kosovë, si dhe Tribunali Special për krimet e luftës në Kosovë, financohen në masë të konsiderueshme nga Gjermania.
Gjermania e ka marrë këtë rol për të mbështetur pozicionin e saj qendror në zhvillimet politike të Ballkanit.
Prej vitesh, figura referuese e Berlinit në hapësirën shqiptare është Albin Kurti. Marrëdhëniet e tij me Gjermaninë janë të ngushta. Kosova është vizituar dy herë nga kancelarët gjermanë, gjë që nuk është e zakonshme për rajonin.
Problemet e Gjermanisë me qeverinë e Edi Ramës nuk janë thjesht politike, por lidhen edhe me çështje korrupsioni dhe abuzimi me fondet.
Gjermania është sot një nga mbështetëset më të forta të SPAK-ut. Në këtë kontekst, avancimi i hetimeve drejt zyrës së kryeministrit nuk është i shkëputur nga mbështetja e fuqishme që Berlini i jep reformës në drejtësi.
Në disa raporte institucionale gjermane është theksuar se qeveria shqiptare ka anashkaluar kompani gjermane në kontrata të mëdha publike dhe ka zvarritur projekte të financuara nga Berlini.
Mungesa e Edi Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih nuk duket rastësore. Autoritetet gjermane patën kontakte me përfaqësues të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, përfshirë Taulant Ballën dhe ministrin e Mbrojtjes Vengu.
Ndërkohë, nga vendet e tjera të Ballkanit ishin të pranishëm krerët e shteteve dhe qeverive: Albin Kurti, Aleksandër Vuçiç, presidenti malazez dhe të tjerë.
Në këtë përplasje me Berlinin, Rama duket se përpiqet të kompensojë përmes afrimit me administratën Trump, çka shpjegon ftesën për “Bordin e Paqes” dhe vizitën e Ivanka Trump.
Por një skenar i ngjashëm është parë më parë. Hashim Thaçi, në kulmin e përplasjes me Angela Merkelin, u afrua me Richard Grenellin. Rezultati dihet./Pamfleti
Kur Spanjolli nuk eshte nevrik nuk eshte Spanjolll, kur Italiani nuk eshte xheloz nuk eshte Italian, kur Francezi nuk eshte patriot nuk eshte Francez, kur Englezi nuk eshte fisnik nuk eshte Englez. ndersa kur Gjermani eshte besnik nuk eshte Gjerman. Mire ua ka bere se, jane turrur tere lukunia Eurokurve qe te gllaberoje trojet e Shqiptareve duke kujtuar se eshte vend pa zot. Ai Trapi i Amerikes vertet eshte trap pro ka te drejte qer u tregoi Euroqeneve vendin se, ne tere historine e Europes vetem kurverira e poshtersira kane bere me njeri tjetri e vecanerisht ndaj Shqiptareve. Nga te gjithe emigrantet ne Europe e sidomos ne Gjermani Shqiptaret jane me te mosprfillurit. Pse? Sepse enderrojne te gjithe ate zonen e pjeseve te buta te kalit qe i sulmon ujku per ta vene poshte e ti marre jeten.
Pamfleti, nuk trulloset mileti me keto brockulla kunder udheheqjes se UCK clirimtare te Kosoves.Me kete analize duket e ka bere bashkepuntori I juaj i UDB te Serbise Sali Ram Berisha.
Ta kthesh Shqipërinë në një provincë të Izraelit, domosdo do kesh një dorë nga pas, që të shtyn përpara. Korrupsioni , krimi , droga, perversiteti ,kanë fituar 'qytetari' dhe të gjitha këto e kanë një cytje(ideologji) dhe një emër që i ka promovuar . Por qoftë Izraeli qoftë klane të ndryshme , në Europë, në Angli, në Amerikë dhe kudo, në fund do dalin duarlarë. Edi Rama nuk është nën 18 vjeç që përgjegjësinë ta mbajnë 'prindërit'. I bini djallit! Kryeministër për në Uashington mos i bier nga Berlini, se do të gjej si Thaçin. Por kujdes! Edhe në Uashington mund të gjej si Mekgonigal.
Zotërinj te Pamfletit, Ju lumtë qe denonconi veprimet e Rames kundër vendit, ketu jeni shume korrekt. Por, te gjeopolitika, shpesh ja huqni. Sepse po te mos ishte SHBA, sa për Europen dhe Gjermanin, regjimi i Millosheviqit kurr nuk do te bombardohet dhe ne sot do te ishim ebdr nen shkjaun. Mbani ne mend kete , si vathin ne vesh! Prandaj, vetem SHBA esgte aleati ynë i vërtet.
Nuk i rruhet hiç per Berlin e Bruksel. Neser shpall veten dhe ministrat te paprekshem dhe per fundjave shkon te Bordi i Trapit vajzen se te cilit i fali Sazan e Zvernec. Ivanka=Argita=Shkelzen=Ajola=Monika etj
Te sillet si te doje Rama apo kushdo kryeminister, Shqiperia do mbetet nje vend i vogel i pa perfillshem e qe nuk mundet te beje nje shtet fuksional. Shqiperia u krijua nga fuqite e medha per te qene nje shtet i deshtuar qe varet nga ndihmat e fuqive te medha.
Ramsi është dreqi i zi që vetëm syzet i ka me skelet të kuq.Është prototipi i të ashtuquajturit intelektual gjysmak,dhe nuk është as çerek intelektuali.Është një lavire diktaturac e pashoqe në historinë e Shqipërisë.Kërcen nga dega në degë,për show të fytyrës së tij,për t'u paraqitur në publik,sepse ndryshe kush do mendonte që ky kameleon i pacipë e i pa aftë totalisht, që mendon vetëm për karrierën e vet dhe atdheun e ka si plehu poshtë këmbëve,ndryshe kush do kujtohej se ky paçavure ekziston...????????????????????
Pamfleti me që e trajtoni me cinizëm këtë problem ju nuk besoni tek udhëheqësit e UÇK-së.Atëhere jeni edhe ju si prokurorët që akuzojnë luftëtarët trima të Kosovës,antishqiptarë dhe turpi ju mbuloftë!