TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2026, 20:20

Përfundon numërimi në Lezhë, Donika Ndoj merr drejtimin e PD-së

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon numërimi në Lezhë, Donika Ndoj merr drejtimin e
Donika Ndoj

Donika Ndoj do të drejtojë degën e Partisë Demokratike në Lezhë për mandatin e ardhshëm.

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, duke nxjerrë fituese Donika Ndojn.

Sipas rezultatit përfundimtar, Ndoj ka siguruar 571 vota nga anëtarësia që mori pjesë në proces. Në vend të dytë u rendit Salvador Kaçaj me 442 vota, ndërsa kandidati i tretë në garë, Paulin Marku, mori 172 vota.

Procesi i votimit u zhvillua në një klimë të qetë dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme të anëtarëve të partisë. Pas përfundimit të numërimit, komisioni përkatës shpalli zyrtarisht rezultatin, duke formalizuar zgjedhjen e drejtueses së re për mandatin e ardhshëm.

Në reagimin e saj të parë pas shpalljes së rezultatit, Donika Ndoj falenderoi anëtarët për besimin dhe mbështetjen, duke garantuar angazhim maksimal në forcimin dhe bashkimin e strukturave të Partisë Demokratike në Lezhë.

 

Lini një Përgjigje