TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2026, 21:21

"Ç'është ky shtet?", Adriatik Lapaj: Rama urdhëron Gardën dhe policinë të arrestojnë protestuesit

Shkruar nga Pamfleti

"Ç'është ky shtet?", Adriatik Lapaj: Rama

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë vizitës së kryeministrit Rama me banorët e Durrësit që preken nga projekti TID.

Në reagimin e tij, Lapaj kritikoi ashpër sjelljen e kreut të qeverisë, teksa tha se është e papranueshme që një kryeministër t’i japë urdhra policisë për shoqërimin e qytetarëve.

“Çfarë është ky shtet ku kryeministri i thotë policisë ‘shko e merre atë’ dhe qytetari kalon 24 orë brenda?”, u shpreh Lapaj.

Ai e lidhi këtë situatë edhe me protestat e organizuara nga lëvizja që drejton, duke deklaruar se, sipas tij, ka pasur ndërhyrje të Gardës ndaj aktivistëve që prej javësh protestojnë kundër qeverisë.

“Dërgon gardën tek ne dhe u thotë ‘shko merru karriget’. Sot mërzitet kur i thërrasin ‘o hajdut’, nesër do na detyrojnë të rrimë në këmbë. I urdhëron policët dhe ata u binden”, deklaroi Lapaj.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga zyra e kryeministrit lidhur me akuzat e ngritura nga kreu i “Shqipëria Bëhet”.

3 Komente

  1. P
    Popull, kujdes nga berishistet .

    Berishistet ne burg . Te gjithe jane kriminel . Nuk i imponoheni dot shumices .

    1. c
      ciu

      Shumice eshte kunder ish komunisteve te Rames..ne kete moment jeni dhe do te vashdoni te jeni, ne pakice..Pergatituni oer burgje dhe opozite te gjate..

      1. N
        Nesti Angoni

        Edhe Ramallistët e meritojnë birucën, apo jo.

      Lini një Përgjigje