Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë edhe gurin edhe arrën për të goditur këtë shumicë qeverisëse...
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar se Belinda Balluku i ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen nga postet qeveritare, por i janë refuzuar.
“Balluku më ka dorëzuar dorëheqjen kur u akuzua, kur u pezullua dhe kur Kushtetuesja nuk arriti të marrë vendim, por ia kam refuzuar në të trija herët”, tha Rama.
Në fjalën para deputetëve, Kryeministri tha se punonjësit e administratës nuk janë mish për top, as shënjestra që prokurorët të mbushin dosjet dhe CV-të e tyre.
“100 herë të kthehesha pas 100 herë do të bëja të njëjtën gjë. Nëse s’do e bënim këtë dhe nëse nuk e vazhdojmë, nuk do të ketë kurrë drejtësi të pavarur dhe në gjeneratë tjetër. Kjo është rruga dhe duhet të ruajmë balancën. Po aq e rëndësishme sa për drejtësinë është dhe përpjekja për një administratë të mbrojtur dhe eficete. Punonjësit e administratës nuk janë mish për top, e as për të mbushur prokurorët cv e tyre për tu paraqitur nëse si kandidatë të SPAK.
Në prokuroritë e rretheve fletët e arresteve shpërndahen si ftesa për dasmë. Kodi penal behët për të garantuar lirinë, që d.m.th. që heqja e lirisë është ekstremi i domosdoshëm për të ruajtur balancat e shoqërisë. Tradita jonë është armiku ynë me i madh.
Thirrja jonë e brendshme për gjak për të ta parë më këmbët lart dhe kokën poshtë vjen nga e kaluara dhe është problem për të ardhmen tonë”, tha Rama.
Në vijim ai paraqiti shembullin se si "një punonjëse administrate model, që ka 5 vite që lufton me kancerin, pa asnjë lidhje me tenderat, arrestohet. Për çfarë bëhet kjo, çfarë domethënë kjo”.
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama i konsideroi si jo të lidhura me rastin e Belinda Ballukut. Rama tha se askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë edhe gurin edhe arrën për të goditur këtë shumicë qeverisëse.
“Fryma e Kushtetutës dhe orientimet themelore të Kushtetutës nuk mjaftojnë, praktikat e të gjitha vendeve që ne u ngjajmë nuk mjaftojnë, atëherë duhet bërë neni me të gjitha përcaktimet, funksion për funksion, në mënyrë që të mos ketë më mundësi interpretohet.
Kjo është arsyeja përse ne e bëjmë këtë ndryshim. Kush e lidh me rastin konkret bën gabim, rasti konkret ka rrugën e vetë, nuk ka lidhje me pezullimin. Por pezullimi është i papranueshëm, dhe për këtë arsye ne do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në kuvend ndërhyrje në territorin kushtues të pushtetit ekzekutiv.
Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë edhe gurin edhe arrën për të goditur këtë shumicë qeverisëse. Ashtu sikundër askush s’duhet ta mendojë se kjo masë, apo të tjera masa në vijim, kanë të bëjnë me lëkundjen tonë për të mbështetur pa rezervë pavarësinë e drejtësisë”, tha Rama.
Teksa nuk kurseu sulmet ndaj drejtësisë, Rama tha se në një rreth, një gjyqtar lëshoi 33 masa arresti dhe i futi në paraburgim, duke harruar pa arrestuar vetëm veten.
“E kemi aq të pavarur sistemin e drejtësisë sa një gjyqtar lëshon 33 masa arresti dhe harron pa arrestuar veten!”, tha ai.
Teksa u shpreh se Kodi Penal nuk bëhet për të hequr lirinë, por për të garantuar lirinë, Rama tha se shoqëria nuk udhëhiqet nga ajo se si t’ia heqim lirinë njerëzve.
“Boshllëku ndodhet në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës dhe modelin e ndarjes së pushteteve në të gjithë planetin.
Natyrisht kur them boshllëku kam parasysh jo persona të veçantë por kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria për shkak të traditës. Ai që e bën të pa pranueshëm pezullimin nga një prokurori dhe gjykatës në një seancë paraprake pa nisur ende gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti që pezullimi nuk cënon personin.
Pezullimi cënon funksionin. Funksioni që solli në vëmendjen tuaj kreu i Komisionit të Ligjeve si pjesë e këtij grupi nismëtar për ndryshim. Janë funksione që nuk zbatohen dot pa personin.
Nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e një individi, por puna e institucionit. Ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave. Kaq duhet të mjaftonte për të mbyllur një debat absurd dhe të mos hidheshin 100 vetë pas një budallai që hodhi një gurë në lumë”, tha Rama. /Pamfleti/
Per lesh do te shkoni te gjithe si Parti, sepse jeni Parti shume e korruptuar.