TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 09:50

“Urdhër-arrestet plotësohen si ftesa dasmash”, Rama: Prokurorët duan të shtojnë CV-në, 40 kontrolle banesash për Vit të Ri

Shkruar nga Pamfleti
“Urdhër-arrestet plotësohen si ftesa dasmash”, Rama:
Kryemininistri Edi Rama

Kryemininistri Edi Rama reagoi ndaj veprimeve të organeve të drejtësisë që, sipas tij, po ndikojnë drejtpërdrejt në administratën publike.

Ai u shpreh se fletët e arrestit plotësohen lehtësisht, duke shtuar se shpesh kjo shihet si mundësi nga prokurorët që të shtojnë CV-në e tyre.

Rama përmendi edhe rastet e kontrolleve të shumta të banesave, ku tha se për Vit të Ri janë kryer 40 kontrolle banesash, ndërsa theksoi se veprime të tilla kanë ndikim psikologjik në shoqëri.

“Të kryesh 40 kontrolle banesash ditën e Vitit të Ri do të thotë që nuk ke asnjë kuptim për efektin psikologjik që ka për shoqërinë.

Nëse nuk do ta vijojmë përpjekjen nuk do të ketë kurrë drejtësi të pavarur në Shqipëri, kjo është rruga me të gjitha dhimbjet e problemet tona, Ne duhet të bëjmë çmos të ruajmë balancën.
Punonjësit e administratës nuk janë mish për top të askujt dhe shënjestra për të mbushur prokurorët CV-në. Është e pa pranueshme ajo që ndodh në prokuroritë e rretheve me fletët e arresteve që plotësohen si ftesa për dasëm.”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje