TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 10:26

Berishës nuk i del inati me Dumanin: Ka firmosur 16 kërkesa për të më hetuar mua dhe mbesat e mia

Shkruar nga Pamfleti
Berishës nuk i del inati me Dumanin: Ka firmosur 16 kërkesa për
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha u paraqit në SPAK paraditen e së hënës, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Partizani.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha ka zbuluar edhe mesazhin që i ka lënë hetuesit të BKH-së.

Altin Troplinit, armikut primitiv të pluralizmit politik, mercenarit të Edi Ramës dhe partisë së krimit, avokatit të Irenës me 5 mbiemra, drejtësia vonon, por nuk harron”, tha Berisha.

Në vijim, Berisha akuzoi ish-kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, se ka firmosur 16 kërkesa për ta hetuar atë dhe mbesat e tij, edhe 4 vite para lindjes së tyre

Këtu keni një listë kërkesash të firmosura nga Altin Troplini për të gjitha, për 16 institucione, për të hetuar Sali Berishën dhe mbesat e tij, edhe katër vite para lindjes së tyre.

Dërguar çdo institucioni, pa asnjë lidhje, vetëm në kërkim të zbatimit të urdhrit të Edi Ramës, i cili tha se Skapi duhet të hetojë dhe ndëshkojë Sali Berishën.

Kjo është lista, ata brenda një dite kanë dërguar 16 kërkesa për hetim 30-vjeçar.

Kjo nuk ka lidhje me dosjen.

Dosja nuk ishte gjë, dosja është një piramidë”, tha Berisha.

berisha spak dumani

1 Komente

  1. N
    NDẼSHKIM!

    Berisha para ligjit .

    Lini një Përgjigje