TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 12:06

“Zjarrfikëset furnizojnë me ujë Fierin”, Korreshi: Mes ujërave të zeza doni të futeni në BE?

Shkruar nga Pamfleti
“Zjarrfikëset furnizojnë me ujë Fierin”, Korreshi:
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, kërkoi sqarime në Komisionin e Ligjeve për zbatimin e projekteve që lidhen me trajtimin e ujërave të ndotura në Lushnje. 

Korreshi ngriti gjithashtu çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm në Fier. Sipas tij, situata paraqitet shqetësuese, pasi qytetarët furnizohen me ujë përmes mjeteve zjarrfikëse.

Ai deklaroi se automjete zjarrfikëse nga Fieri, Patosi dhe Roskoveci shpërndajnë ujë të pijshëm për banorët, duke e cilësuar këtë si tregues të problemeve serioze në sistemin e furnizimit.

“Si ka mundësi që në Fier zjarrëfikësja e Lushnjes një javë rresht çon ujë për të pirë. Marrim 45 mln, po hyjmë në Europë, si i shpjegoni faktet që zjarrfikëset çojnë në Fier për të mbushur bidonët e ujit. Kam edhe filmimet.

Ujërat se ju keni edhe ujin e e pijshëm edhe ujërat e zeza. Se nuk dua të kaloj kështu, ne vëmë tulla për të ecur në ca lagje nga ujërat e zeza. Jua tregon ku të doni. Ju do hynë në Europë duke shkelur mbi ujërat e zeza? Na sillni tulla e blloqe të paktën.

A i ndiqni projektet kur zbatohen? Si funksionon projekti? Jepni fonde dhe leke, i tenderoni dhe ata hyjnë në Europë, e kontrolli projektin? Sepse kam konstatuar, që para 6 muajsh ka çarë rrugën në 2 krahët dhe atje kanë rënë kamionë nga puna e ujësjellësit. Se ne bëjmë 1 punë dhe prishim 8 të tjera”, tha Korreshi.

korreshi zjarrefikese fier

Lini një Përgjigje