TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 10:50

Berisha publikon dokumentet: Irena Gjoka fshehu pasuritë, apartamente e garazhe në Fier e Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha publikon dokumentet: Irena Gjoka fshehu pasuritë, apartamente e
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha nuk ka kursyer akuzat në drejtim të Irena Gjokës, gjyqtares së GJKKO-së, e cila caktoi masat e sigurisë ndaj ish-Kryeministrit dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, bazuar në kërkesën e SPAK-ut lidhur me hetimet për aferën “Partizani”.

Berisha tha se Irena me 5 mbiemra mashtroi për një apartament në Fier dhe një apartament e dy garazhe në Tiranë. Sipas tij, ajo nuk ka deklaruar burimin e pasurisë në deklaratat vetting, ndërkohë që gjyqtarë e prokurorë u larguan nga sistemi pasi deklaronin se garsonieret ua kishin dhuruar prindërit.

Duke publikuar disa dokumente, Berisha tha se për mashtrimin e kryer, Irena Gjoka meriton disa vite burg.

I ndjeri komisioner Dariel Sina, e kishte kapur në krime të shëmtuara gjatë deklarimit të pasurive.

Irena me 5 mbiemra nuk ka deklaruar apartamentin me sipërfaqe 63.65 metër katrorë në Fier. Apartament banimi, sipërfaqe 2 plus 1.

Berisha publikon dokumentet: Irena Gjoka fshehu pasuritë, apartamente e

Kjo fshehje pasurie është justifikuar nga Irena me 5 mbiemra dhe ka fituar, natyrisht se është shoqe e ngushtë e Lindës së Surrelit dhe disa personave të tjerë me pushtet.

Ka qenë një këshilltare besnike e Ergys Agasit.

Pra, Irena me 5 mbiemra, kur është kapur mat me mashtrimin, ka thënë e harrova, e kisha harruar.

Mos harroni se për një garsionere i kanë nxjerrë gjykatësit, i kanë flakur në rrugë, jo se e kanë harruar, por se e kanë deklaruar se e kanë dhuratë nga i babai i vet.

Berisha publikon dokumentet: Irena Gjoka fshehu pasuritë, apartamente e

Irena që mbrohet nga llumi i llumit të këtij sistemi, apartamentin tjetër në Tiranë me sipërfaqe 66 metër, të cilin thotë njëherë se e bleva me 10 mijë euro, dhe pastaj këtë çmim e rrit në 22 mijë euro.

Ku i gjete paratë, i thonë, kam harruar thotë. Reale kjo.

Nuk ka treguar burimin e parave që ua ka marrë ryshfet klientëve të saj.

Kjo është gjykatësja.

Dhe prandaj Dariel Sina, e përjashtonte nga sistemi.

Berisha publikon dokumentet: Irena Gjoka fshehu pasuritë, apartamente e

Por së fundmi nuk mbaron këtu.

Irena me 5 mbiemra, ka fshehur dy garazhe në Tiranë. Nuk i ka deklaruar në procesin e vlerësimit të vetingut.

Pra, vetëm me këto, Irena me 5 mbiemra, meriton disa vite burg për fshehjen e pasurive të paligjshme.

Ajo mbahet si monumenti më i shëmtuar i sistemit që përfaqëson”, tha Berisha.

irena gjoka berisha pasuria

1 Komente

  1. B
    Babaxhan

    E o berishe.çfare ste shkon ne mendje je bere hetues me keq se spaku.sido qete veje halli i gjokes ti s,shpeton nga gjykimi.

    Lini një Përgjigje