Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kosovë, në prag të 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Rama do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në agjendë përfshihet edhe pjesëmarrja në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si dhe një leksion i hapur me studentë të Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri”.
“Më datën 16 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Policia e Kosovës njoftoi se do të marrë masa për ruajtjen e rendit dhe për menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit.
Autoritetet do të ndërpresin përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore përgjatë itinerarit nga Aeroporti dhe në zonat ku do të zhvillohen aktivitetet zyrtare. Në disa raste, trafiku do të orientohet në rrugë alternative.
“Më datën 16 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.
Lini një Përgjigje