TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2025, 17:49

E shpërbleu apo e fundosi Rama, Eduard Shalsin?

Shkruar nga Pamfleti

E shpërbleu apo e fundosi Rama, Eduard Shalsin?

Kukësi nxjerr vetëm 3 deputetë dhe Shalsi nuk do ta ketë betejë të lehtë...

Edi Rama ka futur Eduard Shalsin në grupin e koordinatorëve politikë.

Deri më sot, Shalsi qëndronte në Komisionin e Financave dhe përdorej atje për interesa të tjera, mirëpo Rama ka vendosur ta nxjerrë në terren.

Në mbledhjen e Kryesisë u njoftua se Pandeli Mjako nuk do të jetë më drejtues politik në Kukës, pasi ky qark i është besuar Eduard Shalsit.

Në pamje të parë duket si një vlerësim që Rama i ka bërë Shalsit, pasi në fakt ky i fundit i ka shërbyer me devotshmëri.

Rama e ka pasur afër Shalsin që kur ishte kryetar bashkie dhe ai i ka qëndruar besnik. Më pas Rama i ka dhënë ca thërrime dhe Shalsi i ka qëndruar mbrapa. Një herë e bëri Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, më pas kryetar Komisioni, duke lëvizur nga Veprimtaria Prodhuese te Ekonomia.

Shalsi është përdorur gjithmonë nga Rama për të matur reagimin publik për skema që gatuhen në prapaskenë. Shalsi ishte ai që paralajmëroi i pari ngritjen e komisionit “Xhafaj”. Po Shalsi u përdor për të goditur dhe për t’i bërë presion kreut të KLSH. Po ashtu Shalsi del te një ligj që po gatuhet për importin e mbetjeve. Pra kudo ku ka afera, del Shalsi. Dhe caktimi si drejtues politik duket si një vlerësim.

Mund të jetë dhe i tillë. Por do të shohim nëse Edi Rama do ta mbajë fjalën e dhënë në Asamblenë e shtatorit, ku tha se të gjithë drejtuesit politikë do të futen në lista të hapura. Nëse ndodh kjo, në Kukës do të jetë interesante, pasi aty dalin vetëm 3 deputetë. Përgjithësisht 2 i ka marrë PD dhe 1 PS. Pra Rama do e vërë Shalsin para provës së madhe që PS të marrë 2 mandate. Kjo pasi nëse 1 deputet del nga lista e mbyllur, atëherë Shalsi (nëse Rama e mban fjalë) e ka betejë për “jetë a vdekje”, sepse rrezikon të mos bëhet deputet (Logjikisht çdo drejtues politik garon te qarku që drejton). Të shohim si do të rrjedhin ngjarjet, por dërgimin në Kukës varet se si e sheh. /Pamfleti

Lini një Përgjigje