
Demokratët e Berishës shpresojnë që me ardhjen e Trump, administrate e re amerikane t’i heqë sanksionin ‘non grata’ ish-Kryeministrit shqiptar, i sanksionuar që në 2021 në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.
GJKKO ka shtyrë për në datën 20 janar mbajtjen e seancës paraprake lidhur me dosjen ‘Partizani’.
Pritej që sot GJKKO të shprehej nëse do të pranonte ose jo kalimin për gjykim të dosjes ku një prej të pandehurve është ish-Kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit është ngritur akuza e korrupsionit pasiv.
GJKKO mund të pranojë dosjen e SPAK, ta rikthejë atë për hetime të mëtejshme, ose të mbyllë çështjen.
Përmes avokatëve të tyre, Berisha dhe Malltezi kërkuan pushimin e çështjes, ndërsa SPAK ka kërkuar kalimin e dosjes për gjykim.
Sot GJKKO vendosi që seanca të mbahet në 20 janar, ditë kur në SHBA do të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit Donald Trump.
Demokratët e Berishës shpresojnë që me ardhjen e Trump, administrate e re amerikane t’i heqë sanksionin ‘non grata’ ish-Kryeministrit shqiptar, i sanksionuar që në 2021 në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.
Berisha ndodhet momentalisht me masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dy herë në muaj para SPAK, ku ish-kryeministrit do ti duhet të shkojë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji para oficerit të Policisë Gjyqësore pranë SPAK.
Bashkë me Berishën, SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, i cili përveç korrupsionit, akuzohet edhe për pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Lini një Përgjigje