TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2025, 15:41

Incidenti me kolegun e opozitës në Kuvend, Noka zbulon përse ia hodhi telefonin Agron Shehajt!

Shkruar nga Pamfleti

Incidenti me kolegun e opozitës në Kuvend, Noka zbulon përse ia

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, sqaroi incidentin e ndodhur në Kuvend, ku u përplas me deputetin Agron Shehaj.

I ftuar në studion e News24, Noka tha se tensionet nisën kur Shehaj i liroi vendin në foltore Pranvera Resulajt, ndërsa atij iu mohua e njëjta mundësi.

“Ka një qasje ndryshe për PS dhe një tjetër për ne,” u shpreh ai, duke akuzuar mazhorancën për diskriminim në trajtimin e deputetëve të opozitës.

I pyetur për arsyen e bllokimit të interpelancës së Shehajt me ministren Balluku, Noka tha se rregullorja e Kuvendit nuk lejon zhvillimin e dy interpelancave për të njëjtën çështje brenda një sesioni. Ai përmendi se një interpelancë e ngjashme ishte zhvilluar më parë nga deputetja Hoti.

Kur u pyet për incidentin e hedhjes së telefonit të Shehajt, Noka shpjegoi: “Pranvera Resulajt i liroi vendin të fliste, ndërsa mua më tha ‘gjallë s’të lë të flasësh’. Kjo është e papranueshme.

Flamur Noka theksoi gjithashtu se Partia Demokratike ka qenë aktive në mbështetjen e qytetarëve, duke përmendur protestat për projektin Thumanë-Kashar dhe reagimin për taksën e pronës.

“Vetëm PD ka reaguar për tre muaj rresht në Thumanë”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje