Katër muaj para zgjedhjeve, strukturat e PD-së njohin vetëm drejtuesit politikë, që jo domosdoshmërisht mund të jenë edhe të parët e listave nëpër qarqe.
Ndërsa pjesa tjetër, veçanërisht ata që nuk do të jenë në listat e sigurta, përfshi deputetë, ish-deputetë, anëtarë kryesie dhe ata të Këshillit Kombëtar nuk kanë asnjë indicies se si do të vijojë ky proces.
I pyetur sot se a ka kohë PD-ja për të bërë primare, kreu i PD, Sali Berisha u përgjigj thatë me një “po”, por shtoi se për momentin fokusi i opozitës është diku tjetër.
“Po, i premton plotësisht koha (për primaret), por ju siç e shihni PD në betejën e saj me narkodiktaturën është në akte të fuqishme anti-diktatoriale. Kjo e sotmja ishte…unë do vija vetë po të mos më thërrisnin, por ja më thirrën”, tha Berisha.
Ndërkohë ditën e sotme pas daljes nga SPAK, Berisha ka sulmuar ashpër Altin Dumanin në dyert e godinës së Strukturës së Posaçme, ku u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë që Gjykata kishte caktuar për të, në lidhje me dosjen “Partizani”.
Teksa e cilësoi SPAK si organizatë kriminale, Berisha u shpreh se Altin Dumani fle mbi dosje të rënda vetëm me urdhër politik.
Lini një Përgjigje