
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë në Partinë Socialiste.
Kryeministri Rama mblodhi sot në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, ku në fokus të takimit ishin zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Konkretisht votat e diasporës, ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i procesit të regjistrimit për emigrantët të cilët do të duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Rama u ka lenë porosi të tijëve krijimin e një database me kontaktet e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit me qëllim maksimizimin e votës së diasporës në favor të mazhorancës.
Në mbledhjen e Kryesisë u vendos gjithashtu që Eduard Shalësi të caktohet drejtues politik në Kukës, duke zëvendësuar kështu Pandeli Majkon.
Ndërsa drejtuesi aktual i këtij qarku Pandel Majko, do të vijë në Tiranë dhe do t’i caktohet një zonë elektorale, ashtu si në rastin e Blendi Gonxhes të cilit iu caktua zona e Kombinatit.
Lini një Përgjigje