TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2025, 10:04

E hëna "big" për Dumanin, Kryemadhi dhe Berisha të dy në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
E hëna "big" për Dumanin, Kryemadhi dhe Berisha të dy
Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha në SPAK

Fillimi i javës e ka gjetur Sali Berishën dhe Monika Kryemadhin në dyert e SPAK.

Këtë të hënë, përveç Sali Berishës që u paraqitet para OPGJ-së në zbatim të masës Detyrim paraqitje, në ambientet e SPAK është parë edhe Monika Kryemadhi.

Rutina e Kryemadhit në SPAK është për masën ‘detyrim paraqitje’.

Kryemadhi është nën hetim për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, dhe ka masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për dosjen CEZ-DIA që akuzohet edhe Ilir Meta.

Ndërsa Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në orën 10:00 në ambientet e SPAK pas vendimit të Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj pranë OPGJ-së.

Ai është pritur nga militantët e PD që ishin porositur ditë më parë që të ishin të pranishëm në orën që do të vinte Berisha.

I pranishëm në këtë protestë është edhe Flamur Noka, i cili ka thënë se do të shprehin revoltë ndaj një vendim politik.

Berisha është marrë i pandehur për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Pas 5 minutave kur qëndroi në SPAK, Berisha sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani të cilit i tha se është kryekrimineli elektoral.

Paralelisht me paraqitjen e Berishës në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani, ku gjyqtarja Davidhi pritet të vendosë kalimin apo jo për gjykim, që do ta bënte Berishën zyrtarin më të lartë të shtetit shqiptar në 34 vite demokraci, që del në një proces gjyqësor si i pandehur zyrtarisht për korrupsion.

Masa e sigurisë për Berishën u rikthye më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi. Kujtojmë që masa e parë detyrim paraqitjeje të dhënë më herët nga gjyqtarja Irena Gjoka, nuk u zbatua nga Berisha, gjë që detyroi SPAK të kërkonte ashpërsimin e masës në arrest në shtëpi”, duke përfunduar kështu për 11 muaj në arrest shtëpie, që nga 30 dhjetori 2023 deri në 27 nëntor 2024. 

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

monika kryemadhi berisha spak

Lini një Përgjigje