TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2025, 09:50

Berisha zbaton për herë të parë masën "detyrim paraqitje", kreu i PD niset drejt SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Berisha zbaton për herë të parë masën "detyrim

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është nisur drejt SPAK, për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”, që Apeli i GJKKO vendosi për të javën e kaluar.

Berisha do të duhet të paraqitet në ambient e prokurorisë të hënën e javës së parë dhe të javës së fundit në SPAK. Sot do të paraqitet për të firmosur, teksa ka mobilizuar militantët në protestë. Sot do të vendoset gjithashtu nëse do të kalojë apo jo për gjykim dosja “Partizani”. 

Tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohej si i përfshirë në dosjen “Partizani”.

Sali Berisha u mor i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Paralelisht me paraqitjen e Berishës në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani, ku gjyqtarja Davidhi pritet të vendosë kalimin apo jo për gjykim, që do ta bënte Berishën zyrtarin më të lartë të shtetit shqiptar në 34 vite demokraci, që del në një proces gjyqësor si i pandehur zyrtarisht për korrupsion.

Masa e sigurisë për Berishën u rikthye më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi. Kujtojmë që masa e parë detyrim paraqitjeje të dhënë më herët nga gjyqtarja Irena Gjoka, nuk u zbatua nga Berisha, gjë që detyroi SPAK të kërkonte ashpërsimin e masës në "arrest në shtëpi”, duke përfunduar kështu për 11 muaj në arrest shtëpie, që nga 30 dhjetori 2023 deri në 27 nëntor 2024. 

 

Lini një Përgjigje