TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2025, 08:07

Gjysma e Shqipërisë në errësirë totale, Baçi: Papërgjegjshmëri e plotë e qeverisë!

Shkruar nga Pamfleti

Gjysma e Shqipërisë në errësirë totale, Baçi:

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka publikuar një video nga qyteti i Fierit, në momentin që u shkëput energjia elektrike në pothuajse gjysmën e Shqipërisë, më shumë se një orë.

Luan Baçi tha se kjo është papërgjegjshmëri e plotë e qeverisë, e cila sipas tij na ka marrë në patronazh.

"Errësirë e plotë në Fier, papërgjegjshmëri e plotë e qeverisë, si duket tani që kemi zv K....M....që na ka marrë në patronazh jemi të privilegjuar...”, shkruan Baçi në Facebook.

Një pjesë e madhe e qarqeve të vendit mbetën pa energji elektrike. Mësohet se shkak është bërë një defekt në linjën e furnizimit 220 kilovolt, duke mos furnizuar me energji nënstacionin e Spitallës dhe Rrashbullit. Mungesa e energjisë ka krijuar problem si në lëvizjen në të gjitha qytetet, ashtu edhe te bizneset që varen nga energjia elektrike, sidomos baret dhe hotelet.

“Errësirë e plotë në Fier, papërgjegjshmëri e plotë e qeverisë, si duket tani që kemi zv K....M....që na ka marrë në patronazh jemi te privilegjuar.

Asnjë shqetësim nga pushtetarët tanë trima dhe hajdutë, vazhdojnë të qetë, shplodhjen dhe tretjen e ushqimit, nga lodhja më të ngrënë nga festa e vitit të ri!”, tha Baçi.

Lini një Përgjigje