TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2025, 15:26

Cilët janë emrat në PS që rrezikojnë kandidimin dhe kush janë “xhaketat e vjetra” që do të rikthejë Berisha?!

Shkruar nga Pamfleti
Cilët janë emrat në PS që rrezikojnë kandidimin dhe
Rama-Berisha

Rama spastrime në lista, Berisha rikthen të vjetrit...

Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në vit zgjedhor. Më 11 maj qytetarët do të votojnë për qeverinë e re dhe do të kemi sërish një përballje Rama-Berisha. Por duket se të dyja palët do të zbresin në fushë me strategji të ndryshme. Edi Rama pritet që të pastrojë listën e kandidatëve, ndërsa Berisha do të rikthejë ekipin e tij me të cilin ka garuar dikur.

Në Asmblenë e PS të mbajtur në shtator, Rama bëri një paralajmërim të fortë, duke deklaruar se në listën e mbyllur (këtë vit do të garohet me dy lista, një e hapur dhe një e mbyllur), do të jenë vetëm Taulant Balla dhe Blendi Klosi, ndërsa gjithë drejtuesit e tjerë politikë dhe deputetët me mbi dy mandate do të jenë te lista e hapur. “Është e udhës të ndaj me ju që sot që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar drejtuesit politik të qarqeve, që hyjnë në këtë kategori dhe unë të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerët. Ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do kenë detyra specifike koordinuese si sekretari i përgjithshëm, apo drejtuesi i ri politik i diasporës, në kushtet kur do të jetë dhe hera e parë e pjesëmarrjes në zgjedhje e shqiptarëve jashtë atdheut. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetët me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja që do të fitojnë vendin në atë listë”, tha Rama.

Sipas një analize që ka bërë “Pamfleti”, janë afro 30 deputetë që janë me mbi dy mandate dhe ata me shumë gjasë ose do ta mbyllin karrierën si deputetë, ose do të jenë te lista e hapur, ku sërish vetëm një pjesë e vogël do të fitojnë. Këtu padyshim kemi emra të vjetër në PS që kanë një jetë në Kuvend, si Braçe, Majko, Kodheli Xhafaj, Gjiknuri. Ndërkohë kemi dhe shumë të tjerë që kanë 2-3 mandate si Xhaçka, Pëllumbi, Balluku, Kumbaro, Çuçi, Manja, Manastirliu, etj.

Emrat në PD

Nga ana tjetër Sali Berisha duket se i ka gati emrat kryesorë të kandidatëve. Pak javë më aprë ai caktoi grupet e punës për shumicën e qarqe në vend, për fushatën elektorale. Por që me shumë gjasë, këta emra pritet të jenë dhe pjesë e listave të 2025, për të mos thënë që do të jenë në krye të tyre. 

Ajo që bie në sy, është se Berisha ka rikthyer disa nga emrat e vjetër që i ka pasur kur PD ishte në pushtet.  Për qarkun e Elbasanit drejtues është caktuar deputeti Tomor Alizoti, teksa në grup do të jenë edhe 24 persona të tjerë në listë shtabi, mes tyre shumë deputetë si Aurel Bylykbashi, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji apo Qani Xhafa. Në këtë qark janë rikthyer Arbjola Halimi dhe Ardian Turku.

Në Lezhë prin listën deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, që do ketë si ndihmës edhe 12 funksionarë politikë të partisë, mes tyre deputetet Elda Hoti, apo dhe Lindita Metaliaj. Në këtë qark janë rikthyer ish-deputetja Albina Deda dhe Salvador Kaçe.

Kurse në Berat drejtues është caktuar Eno Bozdo, i mbështetur nga deputeti Kasëm Mahmutaj dhe 4 të tjerë. Në Durrës bie në sy rikthimi i Get Strazimirit, i cili do kujdeset për Krujën dhe Fushë Krujën. Pritet me interes Shkodra, ku me gjasë Berisha do të rikthejë Jozefina Topallin. /Pamfleti

Deputetët e PS me 2 ose më shumë mandate që rrezikojnë largimin

1.      Antoneta Dhima

2.      Arben Pëllumbi

3.      Belinda Balluku

4.      Fadil Nasufi

5.      Ermonela Valikaj

6.      Nasip Naço

7.      Milva Ekonomi

8.      Klodiana Spahiu

9.      Evis Kushi

10.   Erion Braçe

11.   Bujar Çela

12.   Bledar Çuçi

13.   Mirela Kumbaro

14.   Niko Peleshi

15.   Eduard Shalsi

16.   Elisa Spiropali

17.   Agron Çela

18.   Mimi Kodheli

19.   Lindita Nikolla

20.   Paulin Sterkaj

21.   Olta Xhaçka

22.   Blerina Gjylameti

23.   Pandeli Majko

24.   Ogerta Manastirliu

25.   Fatmir Xhafaj

26.   Xhemal Qefalia

27.   Ulsi Manja

28.   Klotilda Bushka

29.   Damian Gjiknuri

30.   Edi Rama

31.   Taulant Balla (Lista e mbyllur)

32.   Blendi Klosi (Lista e mbyllur)

 

Të besuarit e Berishës

Qarku Durrës, Krujë, Fushë-Krujë

-Gent Strazimiri

-Oerd Bylykbashi

Qarku Berat

-Eno Bozdo, drejtues

-Afërdita Pushi

-Ardit Bënja

-Kasëm Mahmutaj

-Kozeta Protoduari

-Zija Ismaili

Degët Kavajë dhe Rrogozhinë

-Fisnik Qosja, drejtues grupi

-Shkëlqim Hoxha

-Hekuran Xhani

-Rudin Hylviu

Qarku Kukës

-Flamur Hoxha, drejtues

-Besa Manaj

-Isuf Çela

-Miftar Dauti

-Nazlie Laçi

Qarku Lezhë

-Agron Gjekmarkaj, drejtues

-Albert Melyshi

-Albina Deda

-Aleksandër Kovaçi

-Elda Hoti

-Kastriot Piroli

-Lindita Metaliaj

-Maksim Kola

-Mariglen Doci

-Marjana Brunga

-Salvador Kaçaj

-Ylvina Ndoj

-Zyrafete Kulli

Qarku Elbasan

-Tomor Alizoti, kryesues

-Alesia Balliu

-Arben Elezi

-Arbjola Halimi

-Ardian Turku

-Ardit Shehu

-Aurel Bylykbashi

-Bedri Qypi

-Bjanka Çopja

-Blerim Tafani

-Daniela Shyti

-Dashnor Sula

-Doris Madhi

-Gani Cani

-Hasim Çekrezi

-Lefter Gështenja

-Megi Balliu

-Mirela Kina

-Qani Xhafa

-Sabri Sallaku

-Servet Duzha

-Shefki Çota

-Silvi Bardhi

-Zheni Gjergji

Qarku Tiranë

1- Adriana Tolka

2- Adriana Kalaja

3- Aida Shehu

4- Akil Kraja

5- Albana Vokshi

6- Amarda Zeqiri

7- Andi Mustafaj

8- Arben Ristani

9- Asllan Dogjani

10- Avenir Peka

11- Çlirim Gjata

12- Dhurata Cupi

13- Dorjan Teliti

14- Edi Paloka

15- Edith Harxhi

16- Enkelejda Sallaku

17- Erges Eskiu

18- Ethem Aga

19- Faslli Goga

20- Fatjon Bathorja

21- Fjoralba Dizdari

22- Glauk Olldashi

23- Grigels Muçollari

24- Ibrahim Morina

25- Ilda Zhulali

26- Ilir Alimehmeti

27- Indrit Hoxha

28- Ines Nuria

29- Jonathan Pano

30- Jorida Tabaku

31- Keltis Kruja

32- Klevis Balliu

33- Lili Sulaj

34- Lisandër Hoxha

35- Mimoza Hajdarmataj

36- Mysylym Murrizi

Lini një Përgjigje