TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2025, 15:15

Deputetët i emëronte dhe i shkarkonte partia, ja koncepti i trashëguar nga komunizmi në 34 vitet e tranzicionit (Dokumenti)

Shkruar nga Pamfleti

Deputetët i emëronte dhe i shkarkonte partia, ja koncepti i

Një praktikë nga koha e komunizimit, ajo që ka të bëjë me emërimet dhe largimet e deputetëve, duket se është trashëguar në politikën shqiptare në 34 vitet e tranzicionit.

Sot në sistemin politik shqiptar emrat në listat e kandidatëve për deputet caktohen nga Kryetarët, pra nga partia, pothuajse një skemë e ngjashme me atë që aplikohej edhe para vendosjes së pluralizmit. Ndaj dhe sot, të paktën në dy partitë që dominojnë skenën politike, është e vështirë të gjesh zëra kritikë ndaj Kryetarëve. 

Politologu Afrim Krasniqi ka publikuar në rrjetin social një dokument që i përket vitit 1989, viti i fundit i diktaturës, kohës kur në Shqipëri ekzsitonte vetëm Partia e Punës, kur një deputet humbi mandatin, për punën e dobët, sikundër thuhet në dokument.

Bëhet fjalë për deputetin e rrethit të Dibrës së asaj kohe Shefqet Kola, të cilit iu revokua mandate nga zgjedhësit.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Krasniqi shkruan se ishte koha kur me deputetët emëroheshin dhe me kushtetutë "populli" dmth. Partia, mund t'ia hiqte mandatin në çdo kohë.

Ky dokument sjell rastin e fundit në sistemin e kaluar kur një deputet humbi mandatin me "nga poshtë" dhe një herë ky ishte edhe votimi i fundit para ndryshimit të sistemit, ku si zakonisht, populli votoi 100% kandidatin e disa. Koncepti se deputeti emërohet/shkarkohet nga Partia ka lënë gjurmë edhe në kulturën politike të tranzicionit.

Një vendim i vitit '90 i Gjykatës Kushtetuese lejoi partinë të bëjë punë emrash në listën proporcionale, duke larguar emrat kritikë, duke kaluar që ende sot, pas tri dekadash, nuk ka asnjë zë kritik ndaj kryetarit në partitë tona politike. Të fundit & të paktët që ishin në listën e emrave të kandidimit më 2017 apo 2021. Votimet e radhës së kemi në maj. Për zgjedhje/zgjidhjet kemi ende kohë të gjatë para”, shkruan Krasniqi.

Deputetët i emëronte dhe i shkarkonte partia, ja koncepti i

Lini një Përgjigje