TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2025, 11:00

Berisha: Rama në botën virtuale me Ismail Bej Vlorën, në botën reale me hajdutë e banditë!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Rama në botën virtuale me Ismail Bej Vlorën, në

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar për videon e postuar së fundmi nga Rama, e realizuar nga inteligjenca artificiale, ndërsa kryeministri shihet krah Ismail Bej Vlorës.

Berisha shprehet se Rama mund të shëtisë vetëm në botën virtuale pasi në realitet ai shoqërohet me banditë e trafikantë të cilët i ka futur në qeveri duke i emëruar me poste të larta.

“Edi Rama ka zgjedhur të shoqërohet dhe të shëtisë me “Ismail Qemalin”, por vetëm në botën virtuale. Sepse, në botën reale ai shoqërohet me hajdutë, me banditë dhe trafikantë.

Ata, ai i ka futur në qeveri, i ka futur në parlament, i emëron në postet ndër më të lartat. Të tjerëve u jep lejet e kullave, i shpall investitorë strategjikë, duke ndarë me ta fitime të mëdha.

Dielli me shoshë nuk mbulohet!”, shkruan Berisha.

Lini një Përgjigje