
Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë qokat e fundit para se të largohet nga detyra më 20 janar. Ai sot i ka nderuar filantropin George Soros me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara.
“Si një emigrant që gjeti lirinë dhe prosperitetin në Amerikë, jam thellësisht i prekur nga ky nder”, tha George Soros. "Unë e pranoj atë në emër të shumë njerëzve në mbarë botën me të cilët Fondacionet e Shoqërisë së Hapur kanë bërë kauzë të përbashkët gjatë 40 viteve të fundit", tha ai.

Medalja u mor nga djali tij, Alex Soros, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të të atit.
Por me shumë mundësi ky vendim do të komentohet nga ish-kryeministri Berisha. Prej kohësh ai pretendon se u shpall “non grata” nga Soros dhe tani me dhënien e kësaj medalje, e ka të qartë provën e bashkëpunimit të Biden me filantropin.
Po ashtu janë dekoruar nga Biden:
José Andrés – kuzhinieri i njohur që solli ndihma ushqimore në mbarë botën përmes kuzhinës së tij Qendrore Botërore.

Bono – frontmeni i grupit legjendar të rok U2 dhe aktivist kundër SIDA-s dhe varfërisë.
Tim Gill – sipërmarrësi, puna e të cilit avancoi të drejtat dhe barazinë LGBTQI.
Jane Goodall - një etologe dhe konservatore me famë botërore, kërkimi i së cilës transformoi kuptimin njerëzor të primatëve dhe evolucionit njerëzor.
Ralph Lauren - një stilist i cili gjithashtu ka ndikuar në kulturën, biznesin dhe filantropinë.
William Sanford Nye - i cili frymëzoi dhe ndikoi brezat e studentëve amerikanë si "Bill Nye, Shkencëtari".
David M. Rubenstein – bashkëthemelues dhe bashkëkryetar i The Carlyle Group, ku ai ndërtoi një nga firmat më të suksesshme globale të investimeve.
George Stevens, Jr. - shkrimtari dhe regjisori amerikan që themeloi Institutin Amerikan të Filmit dhe bashkë-krijues i Nderimeve të Qendrës Kennedy.
Lini një Përgjigje