TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2025, 12:46

Apeli i ktheu masën e sigurisë/ Berisha kërcënon gjyqtaren Gjoka dhe kreun e SPAK: Do ua nxjerr për hundësh!

Shkruar nga Pamfleti
Apeli i ktheu masën e sigurisë/ Berisha kërcënon gjyqtaren
Kryetari i PD-së Sali Berisha dhe kreu i SPAK , Altin Dumani

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se do të paraqitet të hënën, e 6 janarit 2025 në SPAK ndërsa sulmoi sërish Irena Gjokën, gjyqtaren e GJKKO-së që firmosi masat e sigurisë për Berishën në 30 dhjetor 2023.

Nga sulmet ai nuk ka kuryer as kreun e SPAK. Altin Dumanin.

"Mësova më vonë e më duhet të konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Se SKAP-istët të tmerruar nga krimi I tyre kanë kryer një krim tjetër që e keni të vështirë ta imagjinoni. Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë se Sali Berisha po sulmon SPAK e gjykatën, Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa. Se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë që 130 dëshmitarët e pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë një gjë të vetme nga Sali Berisha. Çfarë do të tremben ata që nuk kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën e dinë kriminelët e Skrap-it të partisë. Zbatuan urdhrin e Edi Ramës se janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre e vjedhjeve që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti e të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju. Merret me mend si janë larë paratë me thasë. Kështu që këtë mësova. Më sqaroi avokati prapa se dje, kur takova gazetarët nuk e kisha të qartë çfarë kishin arsyetuar. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Irenën me 5 emra e SPAK për trojkën famëzezë të zhytur në krime elektorale. Do I denoncoj gjithnjë e më shumë. Gjykojnë që masat ti vendosim në mënyrë që të imponojmë censurën. Tipike mendësi e Edi Ramës. Edi Rama ka hall se unë po denoncoj vjedhjet e tij familjare e qeveritare, sidoqoftë cështja është në Strasburg dhe do ia paraqesin" tha Berisha.

Ndërkohë, kreu i PD pohoi se do të paraqitet në gjykatë për vendin e Apelit të GJKKO.

'E kam bërë të qartë po do të paraqitem. Gjersa është një proces që buron nga parlamenti. Parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta njëri me tjetrin. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra e Dumani me 4 banesa, e thonë po na i përmend Sali Berisha. Jo do ua përmend por do ua nxjerr për hundësh ato. Se janë vjedhje 100 %', u shpreh Berisha.

altin dumani berisha spak

Lini një Përgjigje