
Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i Qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm politik të Apelit të GJKKO-së, për të lënë me detyrim paraqitje, liderin e opozitës, Sali Berisha.
Shehu tha se masa e sotme ndaj Berishës është një vendim mjeran dhe frikacak, ndërsa shton se ky vendim tregon qartë montimin e një procesi shterpë, pjesë e komplotit kundër PD dhe opozitës.
“Një vendim aq mjeran sa dhe frikacak, masa e sotme për Berishën! Një vendim pa asnjë bazë ligjore! Një vendim që tregon qartë montimin e një procesi shterpe, pjese e komplotit kundër PD e opozitës!
Një vendim që nxjerr “lakuriq” një proces politik! Një vendim që tregon rrezikshmërinë e larte ndaj të drejtës, lirive, demokracisë, që paraqet ky regjim.
Një vendim qe tregon se ky regjim duhet shembur ne Maj! Rrugë tjetër nuk ka!”, shkruan Shehu në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje