TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Janar 2025, 21:00

Sulmet ndaj SPAK dhe Dumanit fundosën Berishën, zbulohen të fshehtat e vendimit të Apelit!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ndaj SPAK dhe Dumanit fundosën Berishën, zbulohen të
Berisha duke shantazhuar me foto Dumanin

Sulmet dhe kërcënimet që bën Berisha përditë, shihen si element kërcënues ndaj prokurorëve...

Zbardhen të fshehtat e vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, e cila vendosi “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha. Pra e njëjta masë, e cila u vendos fillimisht nga GJKKO, por që nuk u zbatua nga kreu demokrat.

Ky vendim ka ngjallur habi dhe është lexuar në mënyra nga më të ndryshmet. Demokratët janë hedhur të gjithë në sulm ndaj drejtësisë, duke akuzuar gjykatën se vepron me urdhra politikë. Ndërkohë, ata që mbajnë krahun e mazhorancës e akuzojnë Berishën se flet me dy standarde. Sipas tyre, sa herë që drejtësia është kundër tij, rezulton e kapur.

Por pse Apeli vendosi që Berisha të mos hetohet apo gjykohet në gjendje të lirë? Detajet i ka dhënë vetë avokatja e Berishës, zonja Klodiana Gjyzari. Në një emision avokatja ka treguar se ajo që ka fundosur Berishën janë deklaratat e tij publike, pra sulmet ndaj SPAK apo Dumanit.

Prokuroria në ligjëratë të drejtë tha: ‘Z. Berisha me deklaratat politike dhe publike, nuk respekton autoritetin e Prokurorisë së Posaçme, nuk respekton autoritetin gjyqësor dhe nuk mund të rrijë pa masë’.

Kjo ishte arsyeja që prokuroria kërkoi të ankimonte vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Ne kundërshtuam shkaqet, duke parashtruar para gjykatës, që vetëm ky motiv vërteton se prokuroria po përdor një hetim paraprak, si mekanizëm, për të heshtur z. Berisha, pra për të detyruar atë që të mos flasë. Pra t’i kufizojë lirinë e shprehjes, që është një liri kushtetuese”, tha ajo në një emision.

Pra me pak fjalë, sulmet dhe kërcënimet që bën Berisha përditë, shihen si element kërcënues ndaj prokurorëve. Të shohim nëse Berisha do të bëjë hap pas, apo do të vijojë e njëjta retorikë. Duhet theksuar se ish-kryeministri deklaroi sot se do ta zbatojë masën e re të sigurisë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje