Zbardhet pasuria e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu...
Prej disa ditësh, “Pamfleti” ka publikuar detaje nga pasuritë e ministrave dhe deputetëve, të deklaruar nga vetë ata në ILDKP. Sot po ndalemi te ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila ka qenë në qendër të debateve pas vrasjes së 14-vjeçarit pak metra larg shkollës.
Manastirliu është një ndër ministret më jetëgjatë në kabinet. Nga vitit 2017 deri në 2023 ajo ka qenë ministre e Shëndetësisë. Më pas Rama e kaloi te Arsimi, aty ku është edhe sot.
Ajo që bie në sy është se Manastirliu ka mbajtur profil të ulët sa i takon pasurisë. Në deklarimin më të fundit në ILDKP, atë të vitit 2023, ministrja deklaron vetëm pagën dhe të ardhurat nga dieta, bordet apo interesat bankare. Ndërkohë ai që fiton mjaft mirë është burri i saj, i cili deklaron afro 50 mln lekë të vjetra fitime vjetore nga aktiviteti privat.
Gjatë kohës që ishte në Shëndetësi, Manastirliu ka qenë shpesh objekt i akuzave për abuzime, sidomos gjatë pandemisë. Por duket se kalimi te Arsimi ka ‘varfëruar’ ministren.
Deklarimi pasuror i Ogerta Manastirliut
Aseti: Gjendje cash
Vlera monetare: 200,000.00 ALL
Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga
Aseti: Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Shtuar
Vlera: 1,290,649.69 ALL
Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga
Aseti: Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Shtuar
Vlera: 2,224.61 USD
Aseti: Depozitë bankare
Detajet e ndryshimit: Shtuar
Vlera: 1,862.03 ALL
Burimi i Krijimit: Te ardhura nga interesi
Te ardhura nga Dieta
Emërtimi: UNDP
Nga data: 17/10/2023
Në datë: 17/10/2023
Shuma Neto: 2,250.00 USD
Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues
Emërtimi: FSDKSH
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 12/09/2023
Shuma Neto: 85,000.00 ALL
Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues
Emërtimi: Instituti i Shëndetit Publik
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 12/09/2023
Shuma Neto: 18,072.00 ALL
Të ardhura nga paga
Emërtimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Nga data: 12/09/2023
Në datë: 31/12/2023
Shuma Neto: 622,363.00 ALL
Të ardhura nga paga
Emërtimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 12/09/2023
Shuma Neto: 1,751,763.00 ALL
Kredi bankare
Detajet e ndryshimit:
Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm:
287,080.62 ALL
Shuma e pashlyer: 3,468,221.00 ALL
Bashkëshorti, Ermal Gjinaj
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Shtuar
Vlera: 25,149.30 ALL
Të ardhura nga aktiviteti
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 31/12/2023
Shuma Neto: 5,391,982.00 ALL
/Pamfleti
Lini një Përgjigje