TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Janar 2025, 15:48

Rama në aksion për t’u afruar me administratën e Trump: E shpëtoi Zoti për ta bërë president!

Shkruar nga Pamfleti

Rama në aksion për t’u afruar me administratën e Trump: E

Edi Rama ka nisur manovrat për t’i lënë përshtypje administratës së Donald Trump. Dikur çfarë nuk thoshte për të, por tani kreu i qeverisë i ka kapërdirë fjalët dhe ka arritur deri aty sa të deklarojë se rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë është një shenjë nga Zoti. Deklaratat u bë në një intervistë për gazetën italiane “Corriera Della Sera”.

Në fakt kryeministri nuk ka faj, pasi është me sytë nga vajza dhe dhëndri i Trump. Projekti për Sazanin ka mbetur pezull për shkak të zgjedhjeve në SHBA dhe kryeministri pret që falë këtij investimi, ta ketë mirë me presidentin amerikan.

Intervista

-A ju befasoi fitorja e Donald Trump-it në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara në nëntorin e kaluar?

Jo, aspak. Ishte e parashikueshme.

-Si mendoni se do të sillet Trump në mandatin e tij të dytë?

Si dikush që është kthyer në majën e botës pasi ka qenë buzë humnerës, duke prekur madje edhe vdekjen. Ai kurrë nuk ka fshehur bindjen se Zoti kishte një arsye të veçantë për ta mbajtur gjallë ndërsa kandidonte për Shtëpinë e Bardhë.

-Fitorja e Trump-it është një paralajmërim për Evropën?

Duke vazhduar paralelen me Zotin, ai nuk mund të bënte asgjë më bujare për të përpjekur të zgjojë Evropën.

-Çfarë doni të thoni?

Shpresoj që ky përpjekje të japë rezultatet e dëshiruara, përndryshe mund të ketë dhimbje të mëdha përpara.

Lini një Përgjigje