TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Janar 2025, 15:05

Apeli e riktheu në “detyrim paraqitje”, ‘zbutet’ Berisha: Do ta zbatoj vendimin!

Shkruar nga Pamfleti

 

Apeli e riktheu në “detyrim paraqitje”, ‘zbutet’

Apeli i GJKKO-së vendosi sot masën e sigurisë detyrim paraqitje për kreun demokrat Sali Berisha, i cili pret gjykimin për akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Pak javë pasi shkalla e parë e GJKKO-së i shuajti masëne e sigurisë “arrest shtëpie” ku qëndroi 333 ditë, Apeli i caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ dy herë më muaj.

Kjo masë e vendosur nga Apeli i GJKKO-së është e njëjtë me atë që vendosi SPAK më shumë se 1 vit më parë, të cilën Berisha nuk e respektoi çka detyroi Prokurorinë Speciale që të kërkonte një masë sigurie më të ashpër, arrestin e shtëpisë, duke e izoluar ish-Kryeministrin për pothuajse 1 vit në katin e 8 të të apartamentit ku jeton.

Por a do e respektojë kreu demokrat masën e sigurisë të vendosur nga Apeli i GJKKO-së ?

Pavarësisht se e konsideron një vendim pa një bazë ligjore, Berisha shprehet se do e respektojë, ndërsa paralajmëron se dosja e tij është në Strasburg dhe ky vendim i ri do t’i shtohet dosjes.

Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre”, tha Berisha.

 

berisha gjkko masa

Lini një Përgjigje