TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Janar 2025, 12:47

Lufta e Ramës me rrjetet sociale, Berisha: Si Don Kishoti me mullinjtë e erës!

Shkruar nga Pamfleti
Lufta e Ramës me rrjetet sociale, Berisha: Si Don Kishoti me mullinjtë
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një videomesazhi në rrjetin social “Facebook”, akuzon kryeministrin Edi Rama për ‘urrejtje ndaj rrjeteve sociale’.

Luftën e Ramës me rrjetet sociale, si e ka quajtur si atë të Don Kishotit më mullinjtë e erës.

“Edi Rama përsëri shpërtheu në urrejtje kundër mediave sociale. Ai u tha shqiptarëve se ju bukë nuk keni dhe ‘Facebook’ keni. Domethënë, problemi i tij nuk ishte se nuk kishin bukë shqiptarët, problemi i madh ishte ‘Facebook-u’ i tyre, me të cilin ata e kritikojnë dhe këtë ai s’e duron dot, por lufta me rrjetet sociale e Edi Ramës është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Ai do e humbasë këtë betejë”, tha kreu i PD. 

Lini një Përgjigje