TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Janar 2025, 15:43

Masa e sigurisë për Berishën, Teliti: Tentativë e Ramës për të penguar opozitën

Shkruar nga Pamfleti

Masa e sigurisë për Berishën, Teliti: Tentativë e Ramës

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Dorian Teliti, ka kritikuar ashpër vendimin e Apelit të GJKKO-së për rikthimin e masës “detyrim paraqitje” për kreun e PD, Sali Berisha.

Ai e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe të motivuar politikisht ndërsa shton se nuk ka asnjë bazë ligjorë që justifikon masën ndaj ti.

“Vendimi i sotëm i GJKKO është absurd. Kryetari i opozitës nuk është më në hetim; çështja është dërguar për gjykim dhe nuk ka asnjë bazë ligjore që justifikon këtë masë ndaj tij”, tha Teliti për “News 24”.

Ai e ka konsideruar vendimin si një përpjekje për të penguar opozitën dhe zgjedhjet 2025.

“Të rikthesh detyrimin e paraqitjes për liderin e opozitës, deputet në detyrë dhe ish-kryeministër e ish-president, kjo është drejtësi e kontrolluar dhe e pilotuar. Sali Berishën nuk e ndalojnë dot; le të bëjnë çfarë të duan. Ky vendim është politik dhe synon të vendosë pengesa ndaj opozitës për të parandaluar ndryshimin e qeverisjes pas 12 vitesh”, u shpreh ai.

 

Lini një Përgjigje