
Demokratët kanë reaguar pas vendimit të dhënë ditën e sotme nga Apeli i GJKKO për masën “detyrim paraqitje” 2 herë në muaj për ish kryeministrin Sali Berisha.
Apeli i GJKKO vendosi ish-kryeministrin Berisha përpara provës së madhe ndërsa ka rikthyer edhe një herë masën "detyrim paraqitje" për kreun e PD.
Teksa ka komentuar vendimin, deputetja e PD Lindita Metaliaj tha se frika dhe tmerri nga denoncimet e Berishës lexohet te vendimi i sotëm.
Ajo shprehet se ‘Drejtësia e Re’, nën dirigjimin dhe orkestrimin e Ramës, duhet të bëjë drejtësi për aferat korruptive të qeverisë.
“Drejtesia e Re” e dirigjuar dhe orkestruar nga Rama, ben mire te beje drejtesi per aferat korruptive Rames, qeverise dhe hajtutit 5 D te bashkise Tirane qe livadhis i lire!
Frika dhe tmerri nga denoncimet e Kryetarit te Partise Demokratike lexohet tek vendimi i sotem!
Sali Berisha me qendresen e tij historike ka dhene nje leksion qendrese dhe perballje te jashtezakonshme per çdo opozitar! As nuk nenshtrohet, as intimidohet dhe as nuk ja mbyllni dot gojen me masat kufizuese qe dhatë sot!
Perkundrazi ne jemi me te motivuar se kurre me pare ne misionin tone per ndryshim, perballje dhe beteje me regjimin! Eshte padyshim radha jone!”, shkruan Metaliaj.
Ndërsa Belind Këlliçi e ka cilësuar vendimin “detyrim paraqitje” si absurd dhe politik. Ai ironizon duke thënë se vendimi për t’u paraqitur 2 herë në muaj tregon se i ka marrë malli për kreu e PD, Sali Berisha.
“I paska marrë malli për Berishën!
Në një vendim krejtësisht absurd dhe tërësisht politik, sot Gjykata e Apelit të Posaçëm, vendosi të thërrasë dy herë në muaj Kryetarin e Opozitës dhe PD, Prof. Dr. Sali Berishën!
Vendimi për detyrim paraqitje dy herë në muaj në këtë fazë të procesit, kur hetimet kanë përfunduar, është afërmendsh një qokë politike për Narkoshtetin e parë në Europë!
Regjimi në fakt nuk mund të jepte sërish vendim për arrest shtëpie pasi do ishte diskretitim, por edhe pa asnjë masë nuk mund ta linin Doktorin, pasi do ishte thjesht degjenerim!
Megjithatë, me vendimin e sotëm për tu çmallur dy herë në muaj me Sali Berishën, regjimi tregoi se frika i ka hyrë në palcë!
Nuk do jetë e vonë dita, kur Sali Berisha dhe PD ta fitojë bindshëm edhe këtë betejë”, shkruan Këlliçi.
Nënkryetari i PD dhe i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, u shpreh se ky ishte një vendim absurd dhe përpjekje e hapur për t’u bërë krah me mazhorancën.
“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!”, tha Gjekmarkaj.
Lini një Përgjigje