
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka komentuar rikthimin e vendimit “detyrim paraqitje” për Berishën. Ajo tha se kushdo që mendon të bllokojë liderin e demokratëve Sali Berisha, po i bën llogaritë gabim.
Në një reagim në rrjetet sociale, Çupi thekson se ngarkesën dhe agjendën politike të kryedemokratit Berisha me qytetarët, nuk e përballon dot asnjë kundërshtar politik. Sipas deputetes, kjo është arsyeja që u vendos një masë ndëshkimi për Berishën.
“Z. Berisha, me agjendë intensive çdo ditë. Në mëngjes herët në bisedë televizive, më pas takime në zyrën e Partisë Demokratike, vijon ditën me biseda në tavolina te rrumbullakëta për çështje të ndjeshme të shoqërisë, në mesditë, bisede me mediat, pyetje përgjigje me gazetaret. Mbasditeve takime me demokratët në degët e Partisë Demokratike.
Në mbrëmje shpalosje e programit elektoral. Këtë aktivitet asnjë kundërshtar politik se përballon dot. Natyrisht duhej një masë ndëshkimi. Rreziku te porta. Mekanizmat ndalues vihen në lëvizje nga pushteti. Këtë herë gjyqtari i radhës.
Por llogaritë me Sali Berishën i bëjnë gjithmonë gabim”, shkruan Çupi.
Lini një Përgjigje