
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar ashpër lidhur me rikthimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apelit i GJKKO për Berishën.
Noka shprehet se mercenarëve të verbër që i shërbejnë pa kushte narkoshtetit dhe narkokryeministrit, u është errësuar gjykimi nga urrejtja për Berishën.
Noka thotë gjithashtu se analiza e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, tregon qartësisht se Soros Drejtësia s'është gjë tjetër veçse Drejtësi Surrogato. Deputeti ngre pyetjen se “përse duhet të paraqitet në SPAK kur dosja ndodhet në gjykatë?"
“Nisi si Soros Drejtësi, e po përfundon në Surrogato Drejtësi. U janë errur sytë, u është errësuar gjykimi nga urrejtja për Sali Berishën. Këta mercenarë të verbër që i shërbejnë pa kushte narkoshtetit dhe narkokryeministrit.
Duhet të paraqiteni në #SKAP, i thonë liderit të opozitës. Po pse kështu? Për të pirë kafe me Dumanin? Përse duhet të shkojë të paraqitet në SKAP-in tuaj o gjyqtar surrogato? Në SKAP nuk ka dosje e as hetim. Hetimi është mbyllur sepse dosja është në gjykatë. Analiza e këtij vendimi tregon qartësisht se Soros Drejtësia s'është gjë tjetër veçse Drejtësi Surrogato”, tha Noka.
Lini një Përgjigje