
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO, e cila vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Berishës.
Gjokutaj e ka cilësuar këtë masë si antikushtetuese dhe të pabazuar ligjërisht. Ai u shpreh se nuk e prisnin këtë vendim ndërsa shton se kjo masë e vendosur, nuk përbën asnjë problem për Berishën pasi beteja e tij është pa kthim.
“Prokuroria kërkoi arrest shtëpie, por gjyqtari rëndoi më tej pozitën e tij duke caktuar një masë të re. Kjo është një masë e paarsyeshme dhe antikushtetuese", theksoi avokati, ndërsa argumentoi se kjo shërben si arsyetim për ta cilësuar vendimin si të motivuar politikisht.
“Për Berishën vendimi nuk përbën asnjë problem sepse betejën e ka nisur pa kthim. Sigurisht që të gjithë e kuptojnë këtë mazhorancë të kalbur që jep urdhra ndaj gjykatës. Është një situatë e destabilizuar politikisht, ku këta e kanë një këmbë në varr dhe vazhdojnë të godasin. Berisha asnjëherë nuk gabon me vendimet e tij në aspektet e kushtetueshmërisë. Nuk mund të gjykohet si një person i zakonshëm. Ai është komplet i aftë të vlerësojë është çështjet që janë personale”, shtoi Gjokutaj për “News 24”.
Ai tregoi se Berisha e ka pritur me qetësi vendimin dhe e ka cilësuar atë si një manovër politike për qëllime elektorale.
“Me qetësinë e tij, zoti Berisha i quajti këto veprime ‘pilula elektorale’,” përfundoi avokati.
Lini një Përgjigje