
Vendimi i Apelit për të vënë në masë sigurie Berishën ka ligështuar jo pak demokratët. Të gjithë kanë reagua në unison, duke kritikuar Apelin e Posaçëm.
Në një linjë me kolegët e tjerë, ka qenë edhe deputeti Dashnor Sula. Sipas tij, vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme është kryekëput shërbim politik për të dëmtuar opozitën në një kohë që kemi hyrë në periudhë zgjedhorë.
“Masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” në thelb i jep mundësinë hetuesve apo gjykatës që të verifikojë qe personi nën hetim/gjykim ndodhet në Shqipëri. Kjo ka vlerë për një qytetarë të thjeshtë por jo për kryetarin e Partisë Demokratike i cili nis aktivitetin e tij politiko/Social ende pa u zgjuar vetë hetuesit. Dr. Berisha kryen çdo ditë, të gjitha aktivitetet e tija në prani të mediave. Prokurorët, por edhe gjyqtarët e kanë të lehtë të verifikojnë vendodhjen e tij në çdo moment të ditës. Në këtë kontekst është e qartë si drita e diellit se masa e marrë është disproporcionale dhe që nuk i shërben procesit të drejtësisë por atij partiak”, shkruan ai.
Sipas Sulës, në një kohë që motorët elektoralë janë ndezur, gjykata merr përsipër që dy ditë në muaj t’i privojë të drejtën Kryetarit të Partisë Demokratike për të takuar qytetarët.
Lini një Përgjigje