
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka firmosur marrjen në dijeni për rikthmin e masës detyrim paraqitje nga Apeli i GJKKO.
Policia e Tiranës i ka komunikuar një ditë më parë ish-kryeministrit Sali Berisha vendimin e GJKKO të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" në banesë. Por burime bëjnë me dije se Berisha sërish nuk ka firmosur marrjen në dijeni për rikthimin e masës nga GJKKO.
Kryetari i PD-së Sali Berisha ishte në banesë kur policia ka shkuar për t'i komunikuar vendimin por mësohet se ai nuk ka pranuar të firmosë.
Një ditë më parë, kreu i PD tha se do ta respektojë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Vendimi i Apelit të GJKKO riktheu Berishën në pikën kur nisi përballja e tij me zyrat e SPAK-ut në tetorin e 2023, kur prokuroria kërkoi që kreu i PD-së të paraqitej dhe i bllokoi pasaportën, ndërsa po e hetonte për çështjen Partizani.
Berisha nuk e zbatoi për herë të parë masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata, gjë e cila bëri që kreu i PD të izolohej për rreth 11 muaj në banesën e tij.
Engert Pëllumbi rrëzoi vendimin e gjyqtares Floreja Davidhi që hoqi masën e sigurisë dhe riktheu Berishën në masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' 2 herë në muaj.
Por tani që Berisha është në dijeni se moszbatimi i masës për tu paraqitur dy herë në muaj në Apelin e GJKKO e rikthen në qeli, a do ta zbatojë ish kryeministri këtë masë?
Gjatë seancës që zgjati një orë e gjysmë, avokatët e Berishës kërkuan lënien në fuqi të heqjes së masës qe kishte vendosur Shkalla e Parë. Nga ana tjetër, SPAK kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese. Në fund, gjyqtari vendosi për masën ‘detyrim paraqitje’.
Lini një Përgjigje