TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2025, 12:32

Apeli i GJKKO riktheu masën detyrim paraqitje, Berisha: Parlamenti ka dhënë autorizim të më arrestojnë! 

Shkruar nga Pamfleti
Apeli i GJKKO riktheu masën detyrim paraqitje, Berisha: Parlamenti ka
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me zbatimin e vendimit të Apelit të GJKKO për detyrim paraqitje.

Kryedemokrati u shpreh se do të paraqitet për të zbatuar masën e vendosur nga GJKKO. Sipas tij parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin e tij.

“Mësova më vonë dhe dua t’ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Skapistët të tmerruar nga krimi i tre kanë kryer një krim tjetër. Kanë kërkuar vendosen e masave të sigurisë sepse Berisha po sulmon SPAK dhe Gjykatën, Irenën dhe Dumanin.

Zbatuan urdhrin e Edi Ramës pasi janë tmerruar nga denoncimet nga vjedhjet që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti dhe të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju çfarë po ndodh, e merrni me mend se si janë larë paratë me thasë. Këtë mësova unë.

Sidoqoftë çështja do të shkojë në Strasburg. Do të paraqitem, sepse Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje