TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2025, 13:34

Blendi Gonxhe, si dhelpra që pret t’i bien dashit k*qet në tokë

Shkruar nga Pamfleti

Karrierat që shkatërron dhe ato që ngre Edi Rama sipas humorit të tij...

Blendi Gonxhe, si dhelpra që pret t’i bien dashit k*qet në

Partia Socialiste e Edi Ramës është kthyer në një divan sunduesi oriental, ku ngulfatet çdo ambicje apo proces politik për karrierë normale politike.

Që nga koha e opozitës, e sidomos prej 12 vitesh në pushtet, edhe pse janë shpërfaqur rreth 40 ministra e qindra deputetë, asnjëri prej tyre nuk arriti që të ngrejë krye në mënyrë normale për të avancuar nëpërmjet kompeticionit në politikën e lartë.

Shembujt më të bujshëm janë padyshim: Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati. Dy nga politikanët e rinj, të cilët ishin pjesë e ekipit fitues të vitit 2013. Të dy e pësuan vetëm nga dëshira dhe manovrat e intrigave të Edi Ramës. I cili Tahirin nuk e mbrojti, madje e lëshoi, edhe pse kishte qenë një nga kartat fituese të mandatit të parë, ndërsa Bushatin thjesht nuk e zgjodhi më në forumet e larta, duke ja bërë të ditur se nuk ka asnjë shans për të ecur përpara.

Paranoja e Bablokut të Ymer Lalës, e nxitur nga njerëz të fortë si Tom Doshi, se Ditmiri po të komploton pas shpinës dhe po punon me gjermanët për të rrëzuar, ishte shkaku kryesor i largimit të ministrit elegant të Jashtëm.

Në të gjithë këto vite, Rama i ka ndërruar krerët politikë të qarqeve si mbreti grate; duke dërguar Blendi Çuçin nga Gjirokastra në Berat, e pastaj në Vlorë; Klosin nga Durrësi në Berat, e pastaj sërish në Durrës, dhe së fundmi në Dibër; Taulant Ballën nga Elbasani në Fier e Belinda Ballukun nga Dibra në Fier.

Para një viti riktheu në qeveri Blendi Gonxhen, i cili u rikthye në Shqipëri pak para se të vinte PS-ja në pushtet, pasi u largua në Spanjë me perceptimin si hajdut, përkatësisht, si Man Kukaleshi i Edi Ramës.

Në kohën e kthimit të Gonxhes, pati një mërzitje të madhe nga njerëzit që i qëndronin pranë Edi Ramës në bashki e PS, gjatë kohës së opozitës. Eduard Shalsi, që ishte krahu i djathtë i Ramës atëhere, ishte nga më të zjarrtit e kritikave. E për këtë, Babloku u hakmor duke mos i dhënë pushtet për ca kohë.

Një ditë të bukur, dërgoi Blendi Gonxhen në Dibër si drejtues politik qarku, duke hapur fjalë poshtë e përpjetë se origjina e tij ishte nga Dibra e Madhe.

Kur u pyet nga dibranët se a ke qenë ndonjëherë në vendin e origjinës, Gonxhe tërë arrogancë u përgjigj se nuk e dinte ku binte. Më pas nisën romuzet e talljet ‘alla dibrançe’, ku ja bënë të pamundur qëndrimin.

Gati as dy javë pas dërgimit si sekretar i parë në Dibër, Edi Rama e sjell në Tiranë, duke rrethuar Erion Veliajn me tre delfinë të tij: Spiropalin, Manastirliun dhe vetë Gonxhen.

Duke hapur fjalë në parti, se e ka gati opsionin edhe nëse zhvillohen zgjedhjet të parakohshme. Me një fjalë Gonxhja pret si dhelpra që t’i bien dashit k*qet në tokë.

E gjithë kjo mënyrë e trajtimit të karrierave, ka krijuar prej kohësh një pakënaqësi të madhe në PS, ku edhe një pjesë e madhe drejtuesish kanë nisur të lobojnë krijimin e një grupi që të mos e lejojë Bablokun e Ymer Lalës të heqë njerëz e sjellë pezhishka në parti e qeveri.

Blendi Klosi, Niko Peleshi, por edhe të tjere, janë parë shpesh këto kohë me Ditmir Bushatin, gjë që tregon se e shikojnë situatën kërcënuese për karrierën e tyre. Por kjo duket është vetëm fillimi, pasi revolta sapo ka nisur…/Pamfleti

 

blendi gonxhe edi rama dhelpra që pret t\'i bien dashit koqet në tokë

Lini një Përgjigje