TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2025, 19:30

Të hënën duhet të paraqitet në SPAK, Berisha ngre militantët në protestë kundër Dumanit!

Shkruar nga Pamfleti
Të hënën duhet të paraqitet në SPAK, Berisha ngre
Berisha në SPAK

Një skemë e ngjashme kjo me protestën e thirrur nga Partia e Lirisë, e cila në atë kohë nuk u mbështet nga demokratët e Berishës.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, njëherazi edhe kreu i PD-së, do të paraqitet të hënën në Prokurorinë Speciale, bazuar në vendimin e Apelit të GJKKO-së, që i caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ vetëm 5 javë pasi shkalla e parë e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i shuajti masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

E ndërsa Berisha ka deklaruar se do të respektojë masën e sigurisë, strukturave të PD-së së Tiranës u është kërkuar me anë të një sms-je që të organizohen dhe të protestojnë para godinës së Prokurorisë Speciale.

Një skemë e ngjashme kjo me protestën e thirrur nga Partia e Lirisë, e cila në atë kohë nuk u mbështet nga demokratët e Berishës.

Nuk dihet nëse partia e Metës, i cili ndodhet në qeli me vendim të GJKKO-së dhe kërkesë të SPAK, do i'a kthejë demokratëve të Berishës me të njëjtën monedhë, pra duke mos iu bashkuar në protestën para Prokurorisë Speciale, por ajo që dihet është që deputetëve të PD-së iu është kërkuar pa përjashtim që të jenë në këtë protest. Interesant mbetet të shihet nëse deputetët, përfshi Gazment Bardhin, kreun e Grupit Parlamentar, apo Jorida Tabakun, që në qëndrimet publike, kanë shprehur mbështetje ndaj SPAK do të binden për të protestuar para SPAK-ut, apo do të zgjedhin të ‘përballen’ në ditët në vazhdim me kritikat, sulmet dhe ofendimet e militantëve.

Gjithçka mbetet për tu parë ditën e hënë, kur Sali Berisha do të paraqitet në SPAK, do të japë gjeneralitetet e tij, më pas si ‘triumfator’ do të mbajë fjalimin e rradhës, ku natyrisht do të vijojë akuzat ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, dhe do e mbyllë me përshëndetjen ndaj protestuesve, që sigurisht do ti etiketojë si ‘mbrojtësit e lirisë’.

Të dashur miq! Ditën e Hënë, në ora 09:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat tona për të protestuar përpara SKAP-it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do të jemi aty në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e Kryetarit të PDSH-s Prof. Dr. Sali Berisha. Ora 09:30, përpara godinës së SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i është drejtuar strukturave. /Pamfleti

berisha spak protesta

Lini një Përgjigje