TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2025, 14:42

34-vjetori i hapjes së PD në Kukës, Bylykbashi: Regjimi i Ramës varfëroi vendin, misioni ynë rikthimi i demokracisë

Shkruar nga Pamfleti

34-vjetori i hapjes së PD në Kukës, Bylykbashi: Regjimi i

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka zhvilluar një takim me mbështetës dhe qytetarë në Kukës.

Ai tha se Partia Demokratike gjendet sot para misionit për të rikthyer demokracinë, ndërsa bëri thirrje për bashkimin e të gjithë demokratëve dhe fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Në 34-vjetorin e hapjes së degës së Partisë Demokratike në Kukës, Bylykbashi tha se në këtë përvjetor e gjen opozitën përballë misionin të madh, për t’i rikthyer vendit demokracinë.

Në takim, mbajtën fjalën edhe drejtuesi politik i qarkut, Flamur Hoxha dhe deputeti Isuf Çelaj, të cilët theksuan rëndësinë e përgjegjësive që kanë strukturat e degës Kukës, në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa kreu i degës së PD, në Kukës, Rraman Demaj, ju bëri thirrje të gjithë demokratëve, edhe atyre që kanë mendim ndryshe, të bashkohen në funksion të  fitores së opozitës.

Lini një Përgjigje