TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2025, 10:20

Berisha sulmon Dumanin para dyerve të SPAK: Je kriminel elektoral

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sulmon Dumanin para dyerve të SPAK: Je kriminel elektoral

Kreu i PD-së, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga gjyqtari i  Apelit te GJKKO-së, Engert Pellumbi.

Berisha u prit jashtë godinës së SPAK nga protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike në mbështetje të tij.

Gjatë fjalës së tij para Prokurorisë së Posaçme, Berisha ka sulmuar sërish SPAK dhe kreun e institucionit Altin Dumani. Ai tha se do të sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin. Berisha shprehet gjithashtu se Altin Dumani është kriminel elektoral ndërsa e akuzon se ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit elektoral.

“Organizata kriminale SPKAP i partisë kërkoi që Berishës t’i kthehet "arrest në shtëpi" sepse prishkam provat.

Do të sulmoj të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin. Berisha ka sulmuar dhe do të faktojë që sot se si Dumani fle mbi dosje krimi, do faktoj se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratat e tyre deklarojnë se është blerë me 380 metra katrorë apartamentin, ndërsa ekspertët i kërkon të vlerësojnë me 500 metra katrorë ndërtimet e viteve ’70.

Dumani është kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz kriminal. Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Dumanit, po i bënte kurs.

Mund t’ju duket çudi por kjo është e vërteta. Nuk e solla unë McGonigal aty. Ai i thoshte kështu duhet të veprosh herët e tjera”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje