TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2025, 10:35

Berisha krenohet me paraqitjen në SPAK: Vetëm votat do më shtohen

Shkruar nga Pamfleti

Berisha krenohet me paraqitjen në SPAK: Vetëm votat do më shtohen

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar arsyen se përse ndryshe nga hera e parë, ka vendosur që të zbatojë vendimin e gjykatës për masën e sigurisë. Ai u shpreh se vendosi të zbatojë vendimin sepse Parlamenti votoi.

“Ka një proces parlamentar të pseudo-mazhorancës kundër meje. Unë në kërkesën time kërkova vetëm të zbatohet Kushtetuta, ata nuk e zbatuan. Por Parlamenti votoi. Kauzën time për të respektuar Kushtetutën unë e fitova, mbrojta Kushtetutën dhe kushtetushmërinë”, u shpreh Berisha.

Berisha tha gjithashtu se masa e sigurisë e marrë ndaj tij nuk do të ndikojë në fushatën elektorale, por përkundrazi do t’i shtojë PD më shumë vota.

“Kjo do të më shtojë shumë vota, sepse u faktua”, tha ai.

Lini një Përgjigje