TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2025, 14:07

Vizita në SPAK, zbulohet çfarë shkroi Berisha në procesverbalin e detyrimit për paraqitje

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në SPAK, zbulohet çfarë shkroi Berisha në
Sali Berisha

Kreu i Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin se po bashkëpunon me socialistët dhe krimin, për t’i mbyllur gojën opozitës para zgjedhjeve të 11 majit.

Këtë mendim të tij, Berisha e shkroi edhe në dokumentin e plotësuar të hënën paradite në Gjykatën e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë së miratuar ndaj tij, “detyrim paraqitje”.

“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, shkroi Berisha me shkrim dore në procesverbalin e nënshkruar prej tij.Vizita në SPAK, zbulohet çfarë shkroi Berisha në

Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, kryedemokrati Sali Berisha ka thënë se Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e tij pasi thotë se i ka sulmuar.

'Organizata kriminale Skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët. Këtu ne arrijmë në një moment dramatik, në momentin kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë. Sali Berisha i ka sulmuar, do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm, njerëz që bëjnë ligjin.', tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin të cilin e ka cilësuar “kryekriminel elektoral që fle mbi dosje të krimit”.

berisha spak

Lini një Përgjigje