
Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj iu përgjigj Sekretarit të PD-së Flamur Nokës, pasi ky i fundit tha se partia “Mundësia”, është një “partiçkë e regjimit”.
I ftuar në rubrikën Opinion në News 24, Shehaj tha se sulmi vjen, pasi ka denoncuar vjedhjen që po bëhet në rrugën Thumanë-Kashar, nga oligarku Bashkim Ulaj.
Sipas tij, kjo rrugë duhet të kushtonte vetëm 60 milionë euro dhe se kosto ka shkuar në 1.3 miliardë euro. Për Shehajn, Noka nuk do që ai të bëjë denoncime për këtë aferë.
“Sulmi vjen pas debatit në Kuvend. Ne po denoncojmë se në rrugën Thumanë-Kashar po bëhet korrupsion masiv dhe pas kësaj, Flamur Noka më sulmon me shpifje pas denoncimeve. Të gjithë e dimë se Flamur Noka është afër me një biznesmen të njohur. Shqiptarët do të paguajnë 1.3 miliard euro për vetëm 20 km rrugë. Këtij biznesmeni ia kanë dhënë koncesionin, sepse do i ndajnë paratë me njëri-tjetrin, jo se është burrë i mirë. Sapo flas për këtë skandal, del Noka e flet kundër meje”, tha Shehaj.
Lini një Përgjigje