
Deputetit socialist Pandeli Majko duket se i ka ‘djegur' deklarata sot e Sali Berishë, i cili e akuzoi për afera. Berisha u shpreh se një përgjues poshtë një tavoline tregoi vjedhjet e Majkos në Kukës, duke qenë se Rama e hoqi si drejtues politik në këtë qark.
Majko ka reaguar në Facebook, duke folur për fitore të munguar të PD në Kukës, ndonëse në zgjedhjet e kaluara PD mori dy mandate dhe PS vetëm 1. Por ai nuk e përmend fare historinë e çimkave.
“Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerëzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e s’do te shohin çmendurinë që kanë para syve!
Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!
Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!
Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të!
Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur!
Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!”, shkruan Majko.
Lini një Përgjigje